“Wonderful World 1 & 2″(Për fëmijë dhe adoleshentë 10–15 vjeç | Nivelet Pre-A1 deri në A1.1)

“Wonderful World 1 & 2” është programi i Qendrës Linkoln i hartuar posaçërisht për fëmijët dhe adoleshentët e moshës 10–15 vjeç, të cilët hedhin hapat e tyre të parë në gjuhën angleze, me pak ose aspak njohuri paraprake. Ky kurs i prezanton nxënësit me bazat e anglishtes në një mënyrë argëtuese, tërheqëse dhe të strukturuar qartë, duke garantuar që ata të fitojnë shpejt vetëbesim në të dëgjuar, të folur, të lexuar dhe të shkruar.

Mësimet janë interaktive dhe të mbushura me lojëra, këngë, aktim dhe aktivitete tematike. Kjo qasje i ndihmon nxënësit ta përvetësojnë gjuhën në mënyrë të natyrshme, duke mbajtur lart motivimin e tyre. Nxënësit e nisin me një fjalor të thjeshtë, përshëndetje dhe shprehje të përditshme, për të kaluar gradualisht drejt formimit të fjalive, bërjes së pyetjeve dhe pjesëmarrjes në biseda të thjeshta.

Çdo nivel përfshin 56 seanca 70-minutëshe dhe u ofron nxënësve praktikë të vazhdueshme dhe kohë të mjaftueshme për të përvetësuar aftësitë bazë të anglishtes. Programi “Wonderful World” i përgatit nxënësit për një kalim të lehtë dhe të natyrshëm në nivelin e radhës (Prepare 1), në varësi të moshës dhe progresit të tyre.

Nivelet:
Wonderful World 1 → Wonderful World 2 → Kalimi tek programi Prepare 1

Çfarë do të përfitoni:

Në përfundim të këtij programi, nxënësit do të jenë në gjendje:

Të njohin dhe të përdorin fjalorin dhe shprehjet bazë të jetës së përditshme.

Të ndërtojnë fjali të thjeshta dhe të bëjnë pyetje në përputhje me nivelin e tyre.

Të kuptojnë qartë udhëzimet e shkurtra që dëgjojnë dhe historitë.

Të marrin pjesë aktive në biseda të shkurtra me bashkëmoshatarët e tyre.

Të krijojnë baza të forta e të sigurt për studimet e tyre të mëtejshme në gjuhën angleze.

Pse ta zgjidhni këtë program?

Nivelet:

A0
(Beginner)
A1
A2
B1
(Lower-Intermediate)
B1+
(Next Stage)