Sot, të gjithë bizneset në rritje po përdorin gjerësisht Microsoft Power BI për të shfrytëzuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm në inteligjencën e biznesit dhe analizën e të dhënave. Për drejtuesit e kompanive, ky program është kthyer tashmë në një mjet të domoshdoshëm që i ndihmon të kuptojnë saktë të dhënat e tyre dhe të marrin vendime strategjike.
Trajnimi ynë do t’ju ndihmojë t’i shndërroni dokumentet tuaja të Excel-it në formate vizuale dhe profesionale dhe të krijoni raporte që bëjnë diferencën.