Test your english


Testimi për Çertifikimin e Gjuhës Angleze & Gjermane

Qendra Lincoln ofron tesime për çertifikata në të dyja qendrat për ata të cilët duan të vërtetojnë aftësitë e tyre në gjuhët angleze dhe gjermane pa e ndjekur kursin. Ne ofrojmë testime dhe çertifikatë për nivelin mesatar (B2) dhe atë të avancuar (C1).


Përgatitja dhe Testimi për TOEFL [ENG 360]

Në mënyrë që studentët të pranohen në pjesën më të madhe të universiteteve amerikane, duhet të kalojnë me sukses Testin e Anglishtes si Gjuhë e Huaj TOEFL. Qendra Lincoln ofron një kurs të dalluar për të përgatitur studentët të marrin TOEFL- in.

Ne jemi Qendër e testimit të TOEFL iBT që nga marsi 2006.

Testimi i TOEFL në internet (TOEFL iBT) teston katër aftësitë thelbësore për bashkëbisedim të suksesshëm. Të folurit, dëgjimin, leximin dhe shkrimin. Për këtë arsye, kursi pregatitor i TOEFL-it në Lincoln thekson rëndësinë e këtyre aftësive së bashku me shprehjet frazeologjike në anglisht. Kursi përfshin ushtrime praktike, para-teste dhe pas-teste që dallojmë më së miri nevojën për të praktikuar me mjeshtëri. Testet praktike bëhen në laboratorin tonë.

I detyrueshëm: ENG 301, ENG 302, ose test vlerësimi


Përgatitja dhe provimi i IELTS [ENG 370]

IELTS teston katër aftësitë gjuhësorë që janë të rëndësishme për komunikimin e duhur; të folurin, dëgjimin, leximin dhe shkrimin. Për këtë arsye, kursi përgatitor në Qendrën Lincoln u jep rëndësi këtyre katër kategorive së bashku me shprehjet në anglisht. Kursi përfshin ushtrime dhe teste paraprake që dallojnë nevojat e studentëve për përmirësim. Testet praktikuese bëhen në laboratorin tonë. Kurse intensive ofrohen vazhdimisht.

Në periudha të caktuara ofrohen edhe kurse intensive.