Sales Planning for Success [CSS 310]
Ekipet e llogaritarëve dhe menaxherët duhet të bashkëveprojnë shpesh me klientët dhe shitësit. Ekipet e shitjeve duhet të zhvillojnë dhe të ruajnë marrëdhënie të besuara me klientët që të jenë konkurrues. Pjesëtarët e ekipit që arrijnë të vendosin marrëdhënie të mira kanë një strategji shitjesh të mirëorganizuar dhe janë të suksesshëm në mbylljen e marrëveshjeve. Ky kurs do t’ju ndihmojë të jeni në avantazh, të fitoni njohuri mbi tregun dhe të hartoni një plan shitjesh efikas.
Winning Negotiations [CSS 320]
Ky kurs u mëson pjesëmarrësve si të përgatiten për negociata, të vlerësojnë mundësitë dhe pozicionet dhe të ndërtojnë marrëdhënie me palën tjetër. Synimi i negociatave është që të dyja palët ta vlerësojnë njëra tjetrën në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. Aftësitë negociuese janë thelbësore në jetën e përditshme. Ushtrimet dhe praktika në klasë do të pasqyrojnë situata personale dhe profesionale.
Customer Service for Retail and Restaurants [CSS 120]
Krijimi i produkteve të mira është një element që mundëson suksesin në shitjet me pakicë. Por janë marrëdhëniet dhe shërbimi që e nxisin klientin të kthehet sërish. Në këtë kurs, do të mësoni gjërat thelbësore të shërbimit ndaj klientit të tilla si: si të lënë përshtypje të parë pozitive, të vendosin marrëdhënie të mira dhe të reagojnë ndaj problemeve. Ne mësojmë teknika për të dy mënyrat e komunukimit ndërveprim fizik dhe telefonik.
Kurset e mëposhtme janë ende në zhvillim. Ju lutem bëni kërkesën tuaj nëse jeni të interesuar.
- Strategic Planning
- Problem Solving