Që prej vitit 1997, Qendra Lincoln e Shqipërisë i ka shërbyer më shumë se 70,000 studentëve nga sfera të ndryshme të jetës, duke filluar nga fëmijët e deri tek ata të komunitetit të biznesit. E vendosur në dy vila të bukura në qendër të Tiranës, qendra Linkoln është një nga shkollat e para dhe më të dallueshme gjuhësore në Shqipëri. Ne jemi të liçencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri.
Në vitin 1997, Qendra Lincoln e Shqipërisë u themelua nga një bord drejtorësh amerikanë si një fondacion jo-fitimprurës. Me mbështetjen bujare të një granti nga Fondacioni Soros, ne kemi hapur dyert tona te Pazari i Ri. Gjatë këtyre viteve, stafi Lincoln dhe administrata kanë punuar së bashku për të ndërtuar një qendër që dallon nga të tjerat në mësimdhënie, dhe në krijimin e një kulture të përsosmërisë në gjuhë të huaja dhe trajnime profesionale.
Me një reputacion në cilësi dhe integritet, Lincoln vazhdon të rritet. Në vitin 2003, ne kemi hapur një vend të dytë në zonën e Bllokut. Gjatë këtyre viteve, programi mësimor është përditësuar dhe zhvilluar për t’i ardhur në ndihmë nevojave të komunitetit, duke përfshirë programin GrapeSEED për fëmijët e moshave 4-8 vjeç në vitin 2012.
Ne jemi të angazhuar të sigurojmë kurse të shkëlqyera në një mjedis të ngrohtë, miqësor dhe profesional. E kuptojmë se çdo individ është unik me nevoja të ndryshme dhe qëllime të ndryshme, për këtë do t’ju ofrojmë vëmendje individuale që t’ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja.