Paul Gordon Lofquist, President
Z. Paul Gordon Lofquist u bë pjesë e Lincoln Centers në janar 2022, duke iu bashkuar skuadrës për të çuar para misionin e Linkolnit. Paul, i cili ka mbaruar studimet për biznes në ShBA, vjen po ashtu me përvojën e tij në fushën e marketingut dhe shitjeve, për të kontribuuar në zhvillimin e mëtejshëm të Linkolnit në Shqipëri.
Filmi i preferuar:
Lavdia (Glory)
Libri i preferuar:
I love any good biography!
Ushqimi i preferuar:
Patate të skuqura
Robb Provost, Themelues dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve
Në vitin 1997, Z. Provost (së bashku me skuadrën e tij drejtuese, e cila pwrfshin Aida Repishtin dhe Edita Nikollën) themeloi Fondacionin “Abraham Linkoln” të Shqipërisë si një organizatë arsimore jo-fitimprurëse vetë financuese. Pasioni i tij ka qenë t’u shërbejë njerëzve në mënyrë që të nderonte Perëndinë dhe që kombi të përfitonte.
Në vitin 2009, duke vënë në dukje punën e tij për të promovuar jetën dhe trashëgiminë e Abraham Linkolnit, Z. Provost u nderua nga Akademia Linkoln e Illinoisit me çmimin prestigjoz “Urdhëri i Linkolnit”.
Qyteti i preferuar Europian
Gjeneva (më pas Tirana)
Libri i preferuar
Udha e Shtegtarit
Pija e preferuar
Kafeja
Lefter Roko, Zëvendës President i Financёs dhe Operacioneve
Lefter Roko ka punuar nё Qendrёn Lincoln qё kur ёshtё diplomuar nё Universitetin Ekonomik, mё 2001. Gjatё kёtyre viteve ai ka punuar nё Departamentin e Financёs si Zv President pёr Financёn dhe Administratën, ku është marrë me raportet për lëvizjen e parasё, buxhetin, bilancet, pagat dhe sigurimet. Ndërkohë ka patur mundёsinё tё pёrforcojё njohuritё e tij nё fushёn e financёs duke fituar titullin Kontabilist i Miratuar dhe tani ёshtё kandidat pёr titullin Auditues Ligjor. Ka mbaruar MBA pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Filmi i preferuar:
Edhe kёshtu, edhe ashtu; Olimpi ka Rёnё (Olympus Has Fallen)
Favorite Book:
Koprraci nga Moliére
Ushqimi i preferuar:
Çdo gjë e gatuar mirë
Connect with Lefter on LinkedIn
Edita Nikolla, Zëvendës Presidente për Administratën
Edita Nikolla ka punuar nё administratёn e Qendrёs Lincoln pёr 22 vjet dhe ajo pohon se ky ka qёnё njё udhёtim i mrekullueshёm pёr tё. Ka ndёrruar disa pozicione gjatё viteve, si Asistente Administrative, Menaxhere, Drejtoreshё e Lincoln 1 dhe sё fundmi Drejtoreshё e Shёrbimeve. Ajo ёshtё e pёrkushtuar tё shёrbejё me dinjitet dhe profesionalizёm, si dhe tё rritet profesionalisht. Qёllimi i saj ёshtё tё ndihmojё nё zhvillimin e kujdesit ndaj klientit duke e çuar atë njё nivel mё lart ndёrsa bashkёpunon me secilin anёtar tё skuadrёs sё Qendrёs Lincoln duke i nxitur drejt suksesit.
Filmi i preferuar:
Mbreti Artur (King Arthur)
Favorite Singer:
Diana Krall, Pianiste dhe kёngёtare Jazz-i
Ushqimi i preferuar:
Kuzhina Italiane, veçanёrisht Tiramisú
Connect with Edita on LinkedIn
Diana Tërshana, Koordinatore e Programeve
Diana punon si Koordinatore Gjuhësh dhe Mësuese e Gjuhës Angleze në Qendrën Lincoln. Ka dhënë mësim për rreth 17 vjet në Qendrat Lincoln si edhe në Universitete shtetërore dhe private. Sa më shumë jep mësim aq më shumë motivohet. Rritja e saj profesionale ka qënë gjithmonë një nga qëllimet e saj kryesore. Dianës i pëlqen më shumë të lexojë artikuj revistash dhe të eksplorojë rrjete të ndryshme mbi strategji dhe teknika të mësimdhënies së Gjuhës Angleze si gjuhë e dytë. Mban titullin BA në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze dhe MA në Linguistikë dhe Metodikë nga Universiteti i Tiranës.
Filmi i Preferuar: “The Green Mile”
Libri i Preferuar: Librat e Khaled Hosseinit si “Gjuetari i Balonave”, “Një Mijë Diej Vezullues” etj.
Ushqimi i Preferuar: Perime të Pjekura në Furrë
Lindita Bushgjokaj, Administratore
Linda punon si Administratore e Qendrës Lincoln 3 (Shkodër) që prej vitit 2015. U diplomua pranë Univeristetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në vitin 2000, në fushën e Mësuesisë së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Gjatë viteve, ka punuar si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë, mësuese e gjuhës shqipe për të huajt, dhe mësuese e gjuhës angleze që në vitin 2007. Ajo ka punuar edhe në organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Zhvillimi profesional dhe menaxherial kanë qenë dhe janë synime të vazhdueshme për të. Përmes kurseve, trjanimeve dhe leximit vetjak është e përqendruar tek zhvillimi dhe përparimi në cilësitë e lidershipit dhe menaxhimit. Pasioni, integriteti, profesionalizmi dhe krijimi i një atmosfere pozitive dhe zhvilluese janë shtylla të panegociueshme në punën e saj në mënyrë të vazhdueshme.
Filmi i parapëlqyer: Libri e parapëlqyer: Ushqimi i parapëlqyer:
Sleepless in Seattle, Dreri i trotuareve Frutat e detit, perimet
Angels in the Snow.