Mёsuesit e Gjuhёs Angleze

Mimoza Djepaxhia, Mësuese e Gjuhës Angleze

Ajo është mësuese e gjuhës angleze. Ka dhënë mësim për më shumë se 30 vjet në qendra të ndryshme. Që prej 17 vjetësh ka kontribuar duke i dhënë mësim grupmoshave të ndryshme (nga mosha 4 deri në 74 vjeç ) në Qendrën Lincoln. Metodat me të cilat ka punuar kanë qenë të shumëllojshme nga Essential English deri në ato më bashkëkohore. Gjithmonë përpiqet që të përmirësojë dhe t’i bëjë më të larmishme mënyrat dhe teknikat e mësimdhënies. Mësimdhënia pranë Qendrës Lincoln ka një experiencë jo vetëm sfiduese por edhe tejet e çmuar.

Ushqimi i Preferuar: Pizza

Filmi i Preferuar: Kapedani

Librat e preferuar: Dimri i Madh nga Ismail Kadare

Juleda Prifti, Mësuese e Gjuhës Angleze

Juleda Prifti është mësuese e Gjuhës Angleze në Qendrën Lincoln. Ka rreth 9 vjet që punon në këto qendra  dhe ka qenë pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës . Ajo gjithmonë kërkon të udhëhiqet nga përkushtimi dhe profesionalizmi. Ajo beson në shprehjen “Arsimimi është çelësi i suksesit në jetë dhe mësuesi, është ai që ka një ndikim të përhershëm në jetët e studentëve të tij.” Çfarë i pëlqen të bëjë më shumë është të lexojë libra, artikuj revistash si dhe të shohë video të ndryshme në lidhje me mësimdhënien e gjuhës angleze, sidomos në lidhje me mësimdhënien ndaj fëmijëve ose adoleshentëve. Gjithashtu i pëlqen të dëgjojë muzikë.

Ushqimi i preferuar: Ushqimi i Shëndetshëm

Filmat e Preferuar: Komeditë dhe Romancat

Librat e Preferuar: Librat e Khaled Hoseinit dhe te Pablo Koelhos

Irma Hoxha, Mësuese e Gjuhës Angleze

Irma Hoxha punon si mësuese e Gjuhës Angleze në Qendrën Lincoln. Ka dhënë mësim për rreth 13 vjet në Qendrat Lincoln si edhe në Universitetin Shtetëror. Irma ka titullin MA në Linguistikë dhe Metodikë nga Universiteti i Tiranës.Qëllimi kryesor i saj është të rritet profesionalisht. Ajo çfarë i pëlqen të bëjë më shumë është të eksplorojë internetin mbi strategji dhe teknika të mësimdhënies së Gjuhës Angleze si edhe të lexojë libra në kohën e saj të lirë.

Ushqimi i preferuar: Fruta Deti

Filmi i Preferuar: Komeditë

Libri i Preferuar: Librat e Dan Brown

Anisa Prifti, Mësuese e Gjuhës Angleze

Anisa Prifti punon si mësuese e gjuhës angleze në Qendrën Lincoln. Ajo u jep mësim moshave dhe niveleve të ndryshme që prej vitit 2009.  Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Studime Britanike dhe Amerikane dhe më pas ka kryer studimet Master në fushën e Linguistikës në po të njëjtin universitet me rezultate maksimale. Anisa është gjithashtu pedagoge e jashtme e gjuhës angleze në universitetin shtetëror që prej vitit 2008. Për të është e rëndësishme t’iu përgjigjet nevojave të çdo studenti në mënyrë që t’i motivojë, t’u rrisë vetbesimin dhe aftësimin gjuhësor.

Ushqimi i preferuar: Spageti; Perime

Filmi i Preferuar: Hajdutja e Librave; Lista e Shindlerit

Libri i Preferuar: Krim dhe Ndeshkim – F. Dostojevski; Procesi – F. Kafka

Alba Ashiku, Mësuese e Gjuhës Angleze

Ajo ka punuar për 10 vite në Qendrën Linkoln dhe në Universitetin Shtetëror. Mësimdhënia ka qënë gjithnjë frymëzuese për të. Ajo synon të ndihmojë studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze. Interesi i saj është të ketë mundësi të marrë pjesë në seminare me theksin tek strategjitë e metodat për mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e dytë.

Ushqimi i preferuar: Ushqimi Japonez: Tempura me Perime

Filmi i Preferuar: Pearl Harbor

Libri i Preferuar: Stefan Zweig “The Post Office Girl”

Edlira Qojle (Dobrolishti), Mësuese e Gjuhës Angleze

Ajo është mësuese e gjuhës angleze në Qendrën Lincoln që prej vitit 1999. Edhe pse ka preferuar që t’i japë mësim të rriturve apo adoleshentëve, së fundmi ka zbuluar se mësimdhënia e fëmijëve është po aq e frytshme dhe shpërblyese. Pjesëmarrja në seminare të ndryshme me qëllimin për të mësuar më shumë rreth teknikave të mësimdhënies është ajo çka e tërheq më shumë. Synimi i saj kryesor është të ndihmojë studentët të arrijnë qëllimet e tyre. Ajo ka titullin BA në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze dhe MA në Studime Evropiane nga Universiteti i Tiranës.

Aktiviteti i preferuar: Noti

Filmi i Preferuar: Gladiator & Notting Hill

Librat e Preferuar: Getsbi i madh nga F. Scott Fitzgerald

Entela Kishta, Mësuese e Gjuhës Angleze

Entela Kishta punon si mësuese e gjuhës angleze në Qendrën Lincoln. Ajo ka gjashtë vjet që jep mësime të gjuhës angleze që kur u diplomua në vitin 2008. Gjithashtu ka punuar në Universitetin Shtetëror për dy vjet si pedagoge dhe pranë televizioneve të ndryshme si përkthyese filmash. Mësimdhënia është kthyer në një pasion për të. Entelës i pëlqen të udhëtojë si edhe të dëgjojë muzikë. Përdorimi i muzikës me qëllim mësimdhënien është një nga aktivetetet e saj më të preferuara.

Filmat e Pëlqyer: Komeditë

Muzika e Pëlqyer: Rok

Brikena Petritaj, Mësuese Gjuhe – TESOL

Punon si mësuese e gjuhes angleze në Qendrën Lincoln. Karriera e saj në mësimdhënien e gjuhës angleze ka nisur që në 2008 kur ajo u diplomua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja , Departamenti i Anglishtes. Që prej kësaj kohe ajo ka punuar si mësuese e gjuhës angleze në Qendrën Lincoln edhe në disa universitete publike. Nëse do të përshkruanim qëllimet e motivimet e saj si mësuese ato do të ishin: të përmbushë nevojat e studentit dhe t’i ndihmojë ata në përmirësimin e aftësive gjuhësore. Përsa i përket zhvillimit të saj professional ajo ka marrë pjesë në seminare dhe workshop-e të ndryshme organizuar nga Qendra Lincoln si edhe nëpër konferenca si IATEFL Conference 2014. Kohët e fundit ajo sapo ka përfunduar masterin e saj në TESOL në Angli.

Ushqimi i preferuar: Peshk, Perime.

Filmi i Preferuar: Rain Man

Libri i Preferuar: Tre Shoket- Erich Maria Remarque

 

Anila Xira, Mësuese e gjuhës angleze

Anila është një nga mësueset më të dashura në Lincoln dhe ka qenë pjese e jona prej vitit 2004.  Ajo jep mësim në gjuhën angleze e shqipe dhe shquhet për aftësitë e saj komunikuese me të gjitha moshat. Ka studiuar anglisht që prej gjimnazit, e ka një diplomë në mësimdhënien e gjuhës angleze prej Universitetit të gjuhëve të huaja. Përpos mësimdhënies, Anila ka punuar edhe si përkthyese për institucione të ndryshme shtetërore e private. Eksperiencën në Lincoln e çmon shumë dhe thotë se nuk do t’a ndërronte me asnjë tjetër.

 

Ushqimi i Preferuar: Perimet  Filmi i Preferuar: CSI     Librat e preferuar: Mister


Mёsuesit e Kurseve Profesionale

Loren Skora, Instruktore

Loren Skora ёshtё njё mёsuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Bachelor tё dyfishtё nё Ekonominё e Zbatura dhe Tregёti Ndёrkombёtare, si dhe Master nё Ekonominё Ndёrkombёtare tё Zhvillimit.Ka udhёtuar ndёrmjet Shteteve tё Bashkuara dhe Shqipёrisё qё prej vitit 2004 dhe ёshtё vendosur nё Tiranё nё Korrik tё vitit 2013. Eksperienca e saj nё mёsimdhёnie pёrfshin nivelin e shkollёs sё mesme, universitete, dhe kurse pёr tё rritur kryesisht rreth ekonomisё dhe biznesit. Pranë Qendrёs Lincoln, ajo aktualisht jep kurse të Gjuhës Angleze të Avancuar duke u përqëndruar në shprehjet idiomatike, komunikimin profesional, fjalorin e biznesit etj.. Pёrveç mёsimdhёnies, ka punuar nё sektorin publik dhe privat si audit, kontabёl, koordinatore logjistikash, dhe analiste e tё dhёnave. Tё gjitha kёto eskperienca i japin asaj njё formim i cili u ofron studentёve zhvillim tё gjithanshёm tё aftёsive tё tyre nё gjuhёn angleze. Për më tepër, rrjedhshmёria e saj nё gjuhёn shqipe e ndihmon Loren t’ua shpjegojё mё qartё studentёve tё saj kёto tema.

Jean-Marie Fahmy, Instruktor/Konsulent

Me njё eksperiencё mbi 40 vjeçare nё shitje, menaxhim dhe trajnim nё fusha tё ndryshme (teknologji informatike, telekomunikim, financё, industri pёrpunuese), Z. Fahmy ёshtё i njohur pёr pёrqasjen e tij dinamike dhe aftёsitё e tij tё jashtёzakonshme në thjeshtimin e punёs. Ai drejton trajnime mbi tema tё ndryshme ku pёrfshihen menaxhim projekti, planifikim shitjesh, negociata, planifikim strategjik dhe zhvillim procesi, dhe shёrben si kёshilltar nё njё numёr tё madh kompanish. Ndёr gjitha aktivitetet e tij, Z. Fahmy ndihmoi nё implementimin e njё projekti specifik nё Bankёn Kombёtare tё Kanadasё dhe ka trajnuar Caisses Populaires Desjardins. Ai ёshtё gjithashtu pronari i FGT Consulting.