Aftësi Këshillimore të Shitjeve

Përdorimi i aftësive këshillimore për të negociuar vendimet bashkëpunuese për blerjet.

Objektivat:

  • Të zbatoni aftësitë thelbësore të shitjeve në çdo bisedë që përfshin ato
  • Të kërkoni më me vetëbesim për të kryer biznes
  • Ti përgjigjeni refuzimeve të klientëve në mënyrë të efektshme
  • Të themeloni një marrëdhënie që nxit klientët të ndajnë informacion mbi nevojat e tyre

Trajtimi i Kundërshtimeve të Klientit

Ky modul përdoret nga profesionistët e shitjeve si një nga aftësitë këshillimore për të diskutuar me klientët e tyre për vendimet bashkëpunuese.

Objektivat e Mësimit:

  • Të mësoni si të ktheni klientë me interes të ulët në klientë me interes të lartë
  • Të përgjigjeni me efikasitet kundrejt kundërshtimeve të klientëve

Negociatat me Përfitim Dypalësh

Arritja e rezultateve të kënaqshme për të gjitha palët përmes negociatave me klientët dhe profesionistë të tjerë.

Objektivat e Mësimit: Pjesëmarrësit do mësojnë:

  • Të kryejnë negociata të vështira me klientët blerës dhe negociatorë të tjerë
  • Të rrisin përfitimet përmes bashkëpunimit dhe mundësive të tjera për një marrëveshje të negociuar
  • Të fokusohen te interesat, problematikat dhe shmangia e situatave të rrezikshme.

Aftësi Dinamike të Prezantuarit

Prezantimet bëjnë dallimin mes suksesit dhe dështimit, si në rastet e përmbylljes së shitjeve ashtu edhe në aktivizimin e ekipit.

Objektivat:

  • Të zhvilloni vetëbesim gjatë prezantimeve
  • Të planifikoni me efikasitet dhe të organizoni prezantime sipas audiencës dhe rezultateve të dëshiruara
  • Të vëzhgoni, identifikoni dhe praktikoni aftësitë verbale dhe fizike për të patur ndikim maksimal

Marketing Strategjik Online

Trajnimi ju ndihmon të krijoni profilin e klientëve tuaj dhe t’i ndihmoni ata duke ndjekur atë që quhet përvoja apo udhëtimi i klientit në botën dixhitale.

Objektivat: Pjesëmarrësit do kenë këto përfitime:

  • Të ndihmojnë klientin për t’u zhvendosur nga njohja e produktit te blerja e tij
  • Të rrisin përfshirjen e klientit me gjithë kanalet e komunikimit në dispozicion
  • Të zbatojnë analiza për të rritur efektshmërinë e fushatave dhe komunikimeve për marketingun