Menaxhim Projekti
Dorëzimi në kohë i punës së përfunduar, brenda buxhetit dhe sipas dëshirës së klientit.
Objektivat:
- Rritja e rendimentit dhe efikasitetit të projekteve
- Sigurimi i pjesëmarrjes dhe përfshirjes maksimale në grup
- Mundësimi i komunikimit të frytshëm dhe të efektshëm brenda grupit të projektit
- Dorëzimi i rezultateve të shkëlqyera dhe arritja e suksesit
Menaxhimi i Performancës
Suksesi i një menaxheri varet te caktimi i synimeve, dhënia e ‘feedback’, trajnimi dhe drejtimi i kolegëve të dobët.
Objektivat:
- Përmirësimi i aftësisë së drejtuesit për të mundësuar që grupi të përmbushë qëllimet
- Përvetësimi i aftësive për të shtuar vetëdijen emocional të vetes dhe të tjerëve
- Menaxhimi më efektiv i kohës gjatë mbledhjeve dhe projekteve
- Përmirësimi i komunikimit mes menaxherëve dhe punonjësve
Inteligjenca Emocionale në Punë
Pakësoni stresin, përmirësoni marrëdhëniet në punë, dhe merrni vendime të zgjuara në biznes
Synimet: Përdorimi i aftësive praktike për përfitimet e mëposhtme :
- Pakësimi i stresit
- Aftësi të përmirësuara të komunikimit dhe bashkëpunimit
- Vendimmarrje më e mirë
- Zgjidhje origjinale dhe novative të problemeve
Kalimi nga Konflikti te Bashkëpunimi
Zbatoni aftësi efektive të komunikimit për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur konfliktet.
Objektivat: Pjesëmarrësit do kenë këto përfitime:
- Të mësojnë të përcaktojnë mënyrën e zgjidhjes së konflikteve të vetes si dhe të tjerëve
- Të kenë vetëbesim për të menaxhuar konfliktet në mënyrë efektive
- Të përdorin aftësitë e komunikimit dhe strategjive për zgjidhjen me sukses të konflikteve
Feedback për të nxitur performancën e punonjësve
Përdorni ‘feedback’ (sugjerime) për të ndihmuar punonjësit në zhvillimin e aftësive të reja dhe pakësimin e sjelljeve joproduktive.
Objektivat: Pjesëmarrësit do kenë këto përfitime:
- Të rrisin sjelljet pozitive për të motivuar punonjësit
- Të japin ‘feedback’ që nxisin zhvillimin për të pakësuar sjelljet joproduktive
- Të përdorin një metodë bashkëpunuese për të zgjidhur problemet
Aftësitë e Trajnimit Menaxherial
Zbatoni aftësi të trajnimit të vërtetuara për të zhvilluar punonjës dhe ekipe më efektive.
Objektivat:
- Të kuptoni rolin e trajnerit dhe se si menaxherët mund ta vënë në punë trajnimin
- Të përdorin modelin e trajnimit GROW për të zhvilluar në mënyrë efektive punonjësit
- Të zbatoni aftësi të kuptuarit dhe komunikimit në bisedat trajnuese
Zgjidhje Bashkëpunuese Problemesh
Një nga kontributet më të çmuara të punonjësve është analizimi dhe zgjidhja e problemeve të klientëve, blerësve dhe aksionerëve
Objektivat:
- Të përdorni një procesi të strukturuar për identifikim dhe përcaktimin e problemeve
- Të zbatoni teknika për analizimin e problemeve, shkakun dhe ndikimin e tyre
- Të përdorni teknika të të menduarit origjinal për të gjetur zgjidhjet
Puna në grup dhe Ndërtimi i tij
Ne punojmë në grupe sepse i përmbushim qëllimet në mënyrë më efektive duke punuar bashkë se sa kur punojmë veçmas.
Objektivat:
- Të zbatoni strategji për të ndihmuar grupet gjatë fazave të zhvillimit të tyre
- Të përcaktoni problematikat e skuadrës tuaj dhe të gjeni strategji për përmirësim të vazhdueshëm
- Të krijoni plane për të përforcuar logjikën dhe efikasitetin e skuadrës tënde