Produktiviteti dhe Menaxhimi i Kohës
Kushtojini prioritet punës së rëndësishme. Shmangni gjërat që të humbin kohë. Mos i lini punët. Punoni më shumë.
Objektivat e Mësimit:
- Të rrisni e produktivitetit individual dhe e atij të grupit
- Të nxitni motivimin individual
- Të përdorni mjete për të pakësuar stresin dhe gjërat që të humbin kohë
Prezantimi në Përmirësimin e Procesit së Biznesit
Presioni nga konkurenca kërkon që organizatat të ndryshojnë shpejt. Në këtë program, menaxherët do mësojnë të gjejnë mënyra për të punuar në mënyrë më efektive.
Objektivat:
- Të zgjidhni një proces për një iniciativë përmirësimi
- Të krijoni një grup për të trajtuar përpjekjet e përmirësimit
- Të përcaktoni problemet kritike të procesit që duhen ndryshuar
- Të përdorni mjetet e nevojshme të përmirësimit të procesit për ta bërë atë më të frytshëm
- Të zbatoni dhe përdorni vazhdueshëm procese të reja
Menaxhimi i Rendimentit
Nxitni rendimentin e grupit duke vendosur qëllime, duke mundësuar dhënien e ‘feedback’ dhe duke trajnuar punonjësit.
Objektivat:
- Të përforconi aftësitë e menaxherëve për të bërë të mundur përmbushjen e synimeve nga grupet
- Të motivoni dhe trajnoni punonjësit e suksesshëm
- Të trajtoni situata me punonjës të dobët
- Të përmirësoni komunikimin mes menaxherëve dhe punonjësve
Menaxhimi i Projekteve: Menaxhimi nga Rezultatet
Të zgjidhni problemet në biznes, të dorëzoni në kohë punën e përfunduar, brenda buxhetit dhe sipas dëshirës së klientit.
Objektivat:
- Të rrisni rendimentin dhe efikasitetin e projekteve
- Të siguroni pjesëmarrjen dhe përfshirjen maksimale në grup
- Të mundësoni komunikimin e frytshëm dhe të efektshëm brenda grupit të projektit
- Të dorëzoni rezultate të shkëlqyera dhe të arrini sukses
Puna në grup dhe ndërtimi i grupit
Ne punojmë në grupe sepse i përmbushim qëllimet në mënyrë më efektive duke punuar bashkë se sa kur punojmë veçmas.
Objektivat:
- Të zbatoni strategji për të ndihmuar grupet gjatë fazave të zhvillimit të tyre
- Të përcaktoni problematikat e skuadrës tuaj dhe të gjeni strategji për përmirësim të vazhdueshëm
- Të krijoni plane për të përforcuar logjikën dhe efikasitetin e skuadrës tënde
Prezantim me Menaxhimin e Ndryshimeve
Menaxhoni ndryshime për të pasur sukses të vazhdueshëm në biznes.
Objektivat
- Të reagoni me efikasitet dhe përgjegjshmëri ndaj situatave të vështira dhe sfiduese
- Të pakësoni sjelljet joproduktive që shpeshherë vijnë nga stresi i shkaktuar nga ndryshimet
- Të punoni në mënyrë më të efektshme me kolegët që nuk i pranojnë ndryshimet në organizim
Excel i Avancuar
Përdorni Excel-in për të analizuar të dhënat dhe për të marrë vendime më të mira për biznesin
Objektivat e Mësimit:
Ky kurs do mblidhet për 8 seanca 90-minutëshe dhe do përfshijë temat e mëposhtme:
- Bazat e funksioneve të programit Excel
- Aftësi të regjistrimit dhe formatimit të të dhënave
- Krijimin dhe ndryshimin e kolonave të caktuara dhe të modeleve të gatshme
- Ushtrim duke përdorur formula të avancuar në Excel
Trajnimi i Trajnerit
Objektivat e Mësimit: Në mbyllje të këtij kursi, pjesëmarrësit do mund:
- Të përfshihen duke ndërmarrë role të ndryshme, diskutime dhe ushtrim të aftësive
- Të zbatojnë komponentë të formulës së mësimit për të kontribuar në mësimin e të rriturve
- Të përfshijnë sa më shumë nxënësin duke kuptuar preferencat individuale të të mësuarit
- Të përdorin teknika efektive të mësimdhënies për të trajnuar me sukses