Komunikim Ndërkulturor

Kapërcimi i pengesave kulturore dhe rritja e biznesit.

Objektivat e Mësimit:

  • Të zhvillojnë vetëdije mbi kulturën dhe ndikimin e saj në komunikim
  • Të përftojnë aftësi dhe sjellje që rrisin kompetencat ndërkulturore
  • Të kalojnë nga komunikimi verbal në atë joverbal në bazë të kërkesave specifike të një diskutimi
  • Të mësojnë se etnocentrizmi, racizmi dhe paragjykimet ndikojnë në komunikim
  • Të vendosin raporte, të ndërtojnë besim dhe të japin ‘feedback’ bashkëpunëtoreve të kulturave të tjera.

Komunikimi në Biznes

Rritja e komunikimit mes kolegëve dhe klientëve.

Objektivat:

  • Të arrini rezultate cilësore me anë të dialogut të drejtpërdrejtë
  • Të rritni kënaqësinë së klientit dhe moralit të grupeve
  • Të pakësoni rrezikun e komunikimit të keq që mund të ngadalësojë ecurinë e projektit
  • Të pakësoni stresin e punonjësve

Prezantime Dinamike

Prezantimet bëjnë dallimin mes suksesit dhe dështimit, si në rastet e përmbylljes së shitjeve ashtu edhe në aktivizimin e ekipit.

Objektivat:

  • Të zhvilloni vetëbesim gjatë prezantimeve
  • Të planifikoni me efikasitet dhe të organizoni prezantime sipas audiencës dhe rezultateve të dëshiruara
  • Të vëzhgoni, identifikoni dhe praktikoni aftësitë verbale dhe fizike për të patur ndikim maksimal

Gjuha e Trupit dhe Prezantimet

Prezantoni veten dhe komunikoni me vetëbesim para një grupi.

Objektivat:

  • Të dukeni dhe ndjeheni me vetëbesim gjatë prezantimit para një grupi
  • Të përdorni gjuhën e trupit për të përfshirë audiencën

Hartimi me Efikasitet i Temave të Biznesit

Komunikoni qartë për një ndikim sa më të madh

Objektivat:

  • Të shkruani në mënyrë më efikase dhe logjike
  • Të organizoni një raport financiar të qartë
  • Të ndiheni më të sigurtë kur shkruani raporte edhe email-e në anglisht

Etika Moderne e Biznesit

Zbatoni standardet e etikës së biznesit në një shumëllojshmëri situatash tipike të kësaj fushe.

Objektivat: Pjesëmarrësit do kenë këto përfitime:

  • Të prezantojnë bashkëpunëtorët dhe kolegët në evenimentet e punës
  • Të zbatojnë etikën e përshtatshme në mbledhje, evenimente dhe detyrat e përditshme
  • Të kenë sjellje të mirë në komunikimin me telefon dhe me shkrim
  • Të zhvillojnë vetëbesim në aftësitë e sjelljes me njerëzit e tjerë gjatë ndërveprimeve me shkrim dhe të drejtpërdrejta

Komunikimi Anglisht në Recepsion

Krijoni një imazh pozitiv të organizatës suaj që nga biseda e parë

Objektivat: Pjesëmarrësit do kenë këto përfitime:

  • Të menaxhojnë biseda telefonike në mënyrë sa më të saktë dhe sjellshme
  • Të bëjnë pyetje të përshtatshme për të kuptuar nevojat e klientit
  • Të shmangin stresin e shkaktuar nga keqkuptimet

Negociatat me Përfitim Dypalësh

Arritja e rezultateve të kënaqshme për të gjitha palët përmes negociatave me klientët dhe profesionistë të tjerë.

Objektivat e Mësimit: Pjesëmarrësit do mësojnë:

  • Të kryejnë negociata të vështira me klientët blerës dhe negociatorë të tjerë
  • Të rrisin përfitimet përmes bashkëpunimit dhe mundësive të tjera për një marrëveshje të negociuar
  • Të fokusohen te interesat, problematikat dhe shmangia e situatave të rrezikshme.