Writing for Impact [COM 200 and ENG 410]

Ky kurs është hartuar për profesionistët e biznesit që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në shkrim. “Writing for Impact” ju mëson si të shkruani mesazhe elektronike (e-mail), letra, ftesa e raporte biznesi duke u përqëndruar në efikasitet, qartësi dhe thjeshtësi për të lënë një përshtypje të mirë. Në të njëjtën mënyrë, i kushtojmë rëndësi përdorimit të të menduarit kritik gjatë shkrimit.

Compelling Reports for Finance [COM 210]

Ky kurs është hartuar për punonjës të financës që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe duan të përmirësojnë aftësitë në shkrim, kryesisht atë në lidhje me raportet financiare.

“Compelling Reports for Finance” mbulon elementët bazë të shkrimit raportues. Këtu përfshihen organizmi i të dhënave, kërkimet, shkrimet për një audiencë dhe prezantimi i të dhënave. Pjesëmarrësit do të përdorin raporte reale biznesi në studimet e tyre, do të mësojnë si të ndërthurin mjetet pamore me tekstin, do të përsosin aftësitë e tyre prezantuese, dhe të tjera si këto.