Menaxhim Projektesh për Rezultate [MGT 200]

Drejtuesit dhe menaxherët mund të arrijnë dhe tejkalojnë synimet e tyre duke punuar me më pak burime, gjë që do e mësojnë në metodologjinë tonë “Menaxhim Projektesh për Rezultate”. Pjesëmarrësit do të zgjidhin probleme reale biznesi dhe do e përfundojnë këtë kurs me një plan se si të reduktojnë koston, të rrisin efikasitetin dhe të nxisin të ardhurat vjetore për institucionin e tyre financiar. Si rezultat i këtij kursi, pjesëmarrësit do të mund të:

  • Përcaktojnë dhe kuptojnë produktivitetin në kontekstin e menaxhimit të projekteve
  • Mësojnë të vendosin synime në grup
  • Strukturojnë projekte që do të rrisin efikasitetin dhe produktivitetin
  • Komunikojnë qartë objektivat dhe rezultatet
  • Ndihmojnë në komunikim efikas në grup
  • Koordinojnë dhe menaxhojnë shokët e grupit nga departamente të ndryshme dhe me interesa të ndryshme
  • Japin rezultate të larta dhe arrijnë sukses

Leading the Team [MGT 210]

Drejtuesit dhe menaxherët s’mund t’i arrijnë synimet e tyre strategjike pa një udhëheqje dhe komunikim efikas mes pjesëtarëve të ekipit. Ky kurs ju mëson si të ndihmoni komunikimin, të menaxhoni konfliktet, të sillni ndryshime dhe të ndërtoni ekipe të suksesshëm. Si rezultat i këtij kursi pjesëmarrësit do të mund të:

  • Mësojnë tiparet e “Drejtuesit” kundrejt “Menaxherit”
  • Ecin drejt suksesit
  • Të sjellin ndryshime të suksesshme
  • Minimizojnë konfliktet dhe t’i zgjidhin ato në një mënyrë konstruktive
  • Formojnë ekipe produktive
  • Shitjet dhe Shërbimi ndaj Klientit

Së Shpejti

Kurset e mëposhtme janë ende në zhvillim. Ju lutem bëni kërkesën tuaj nëse jeni të interesuar.

  • Strategic Planning
  • Problem Solving