Effective Communications [COM 101]

Ky kurs është hartuar për profesionistë në biznes të cilët kanë njohuri të përparuara të anglishtes dhe duan të përmirësojnë aftësitë komunikuese në punë.

“Effective Communications” mbulon një gamë të gjerë aftësish komunikuese në fushën e financës. Synimi i këtij kursi është të rrisë ndikimin që punonjësit lënë në përpjekjet e tyre për të drejtuar, motivuar dhe informuar të tjerët. Pjesëmarrësit prezantohen me dy sisteme komunikimi që i ndihmojnë në artikulimin e ideve të tyre si edhe mësojnë praktikat më të mira të drejtimit të mbledhjeve dhe komunikimin efikas.

Writing for Impact [COM 200 dhe ENG 410]

Ky kurs është hartuar për profesionistët e biznesit që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në shkrim. “Writing for Impact” ju mëson si të shkruani mesazhe elektronike (e-mail), letra, ftesa e raporte biznesi duke u përqendruar në efikasitet, qartësi dhe thjeshtësi për të lënë një përshtypje të mirë. Në të njëjtën mënyrë, i kushtojmë rëndësi përdorimit të të menduarit kritik gjatë shkrimit.

Dynamic Presentations [COM 310]

Dynamic Presentations është hartuar për profesionistët e biznesit me njohuri të mira të gjuhës angleze dhe që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale prezantuese. Në këtë kurs, vëmendja përqendrohet në strukturën e prezantimit, përdorimin e mjeteve pamore dhe në vetë prezantimin (si verbal edhe jo-verbal). Prezantimi përfshin kontaktin pamor dhe gjuhën e trupit, duke eliminuar zhurmat verbale dhe lëvizjet shpërqendruese. Ky kurs do iu jap prezantuesve vetëbesimin e nevojshëm kur të jenë duke mbajtur një fjalim para një audience. Studentët duhet të jenë të përgatitur për filmime gjatë ushtrimeve në mësim.