Microsoft Word I [COMP 110]

Ideal për fillestarët e Microsoft Word, ky kurs ju mëson studentëve si të hapin Word-in, si të krijojnë letra dhe si të kontrollojnë gabimet ortografike dhe gramatikore. Në fund të kursit studentët do të jenë të aftë të ndryshojnë shkrimin dhe formatin e tekstit, të presin dhe të ngjisin tekstin dhe të punojnë me artin e shkrimit. Po kështu do të punojnë me kuti dhe tabela për t’i bërë prezantimet e qarta dhe të kuptueshme.

Microsoft Word II [COMP 210]

Ky kurs i përparuar i Microsoft Word hyn më thellë në veçoritë dhe funksionet e këtij programi që është shumë i rëndësishëm në drejtimin e biznesit. Word nuk është vetëm një mënyrë e shpejtë për të hartuar një dokument. Në këtë kurs pjesëmarrësit do të mësojnë më tepër hollësi mbi këtë program si rregullimi i rigave, referimet, përdorimin e Macro-s dhe gjëra të tjera si këto.

I detyrueshëm: Për të ndjekur këtë kurs është i domosdoshëm përfundimi i kursit COPM 110 ose njohuri bazë të Microsoft Word..

Microsoft Excel I [COMP 120]

Ky kurs është hartuar për përdorues kompjuteri me njohuri fillestare të cilët duan të organizojnë dhe përllogarisin informacione numerike. Studentët do të krijojnë faqe në ndryshme në Excel dhe do të organizojnë punë në tabela dhe grafikë. Do të përdorin Excel-in, do të përdorin formula, do të krijojnë tabela, grafikë dhe gjëra të tjera si këto.

Microsoft Excel II [COMP 220]

Ky kurs i avancuar i Excel-it shpjegon në detaje veçoritë dhe funksionet e këtij programi të shkëlqyer, një pjesë e rëndësishme në menaxhimin e një biznesi në ditët e sotme. Excel është më tepër sesa vetëm një përllogaritje e shpejtë numrash. Pjesëmarrësit do të mësojnë veçori të avancuara si përdorimi i IF STATEMENT dhe si përllogarisni shifrat duke përdorur AVERAGEIF dhe SUMIF. Do të mësojnë funksionet e ndryshme të Lookup si HLOOKUP dhe VLOOKUP. Ky kurs përfshin edhe tabelat e grafikët përmbledhës. Në fund pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë dhe regjistrojnë Macros të tyret. Do të ketë edhe dosje pune që do iu mundësojnë studentëve të punojnë me të njëjtat dosje Excel që punon edhe mësuesi gjatë mësimit.

I detyrueshëm: Për të ndjekur këtë kurs është i domosdoshëm përfundimi i kursit COPM 210 ose njohuri bazë të Microsoft Excel..