Qendrat Lincoln në Shqipëri ndajnë përkushtimin e kompanisë suaj për të kultivuar praktikat e një drejtimi dhe menaxhimi të mirë në të gjitha nivelet e biznesit tuaj. Ne mund t’ju ndihmojmë të arrini përsosmëri në udhëheqje, fillimisht duke diktuar cili mund të jetë një lider e më pas duke iu ofruar atyre mundësinë të ecin përpara e të zgjerojnë aftësitë e tyre udhëheqëse. Po kështu ju mundësojmë vlerësim të njohurive tuaja drejtuese dhe ato trajnuese.

Vlerësimet

Në thelb të kësaj oferte qëndron “Seven Pillars Leadership Assessment” nga “Lions Lead”. Duke krijuar partneritet me “Lions Lead”, Lincoln mundëson një program për vlerësimin e njohurive drejtuese në tregun shqiptar. Ky program përdor 5 instrumente për të vlerësuar aftësitë drejtuese dhe performancën tuaj:

  • Inteligjenca Emocionale
  • Vendim-marrja
  • Personaliteti
  • Kompetencat Menaxhuese
  • Të Menduarit Kritik

Kurset

Management 101 [MGT 101] Management by Results [MGT 200] Leading the Team [MGT 210] Character-based Leadership [MGT 300] Lead and Succeed [MGT 310] Empower and Coach Your Team to Success [MGT 320]

Mësimdhënia

Mentorë dhe këshillues me vjetërsi pune ju vijnë në ndihmë drejtuesve për një rritje profesionale duke iu mundësuar atyre të kenë një ndikim në kompanitë e tyre. Shpesh drejtuesit kanë nevojë për dikë me të cilin të ndajnë përvojat, t’u bëjnë pyetje dhe të marrin përgjegjësi. Për t’i ndihmuar në rritjen e tyre profesionale, Lincoln iu mundëson atyre mentorë të besuar. Pjesa më e madhe e kursve do të bëhen virtualisht, me anë të video-konferencave, por mund të ofrojmë shërbime edhe në vende të caktuara.