Shkarkoni këtu kalendarin e kurseve profesionale për pranverën 2017 SPRING PROFESSIONAL TRAINING CALENDAR (PDF)


Qendrat Lincoln në Shqipëri e dinë se kërkesat për kurse profesionale janë gjithnjë në rritje. Kompanitë e ndryshme kërkojnë produktivitet dhe fitim. Biznesi është një sipërmarrje mjaft konkurruese në shkallë globale. Ne dëshirojmë që profesionistë si ju të arrijnë sukses si punonjës të së sotmes dhe të jenë të përgatitur për të ardhmen.

Pjesmarrësit në kurset e Lincoln trajnohen të zgjidhin probleme aktuale dhe i përfundojnë kurset tona  me një plan të qartë veprimi. Pjesmarrësit individualë largohen me një ndjesi autoriteti dhe me aftësi për të përmbushur kërkesat në role ekzekutive në një kompani të shekullit 21. Për kompanitë, ne i aftësojmë individët në punën e tyre në drejtime të tilla si, ulje kostosh, efikasitet në operacione, drejtim dhe gjenerim të ardhurash në institucionet e tyre.

Në të gjitha kurset e Qendrës Lincoln ju do të shihni katër veçori të kurseve tona:

1. Përputhshmëri:

Probleme reale në lidhje me biznesin, jo teori akademike.

2. Përmbajtje Praktike:

Mundëson një gjuhë të thjeshtë dhe gati për ta përdorur.

3. Format interaktiv:

I nxit pjesëmarrësit të japin shembuj nga puna e tyre, të ndajnë përvoja personale si dhe praktikat e tyre më të mira.

4. I Fokusuar në Rezultat:

Vazhdimisht lë një pështypje mjaft të mirë te punëdhënësit e pjesëmarrësve duke rritur fitimet e firmës.

Ne punësojmë trajnues me përvojë globale. Ata s’janë thjesht instruktorë, por edhe këshillues e mentorë personalë. Që nga Rumania, Shtetet e Bashkuara e deri në Marok, trajnuesit tanë kanë arritur të krijojnë marrëdhënie të mira me pjesëmarrësit si edhe kanë ndihmuar kompanitë e tyre.

Çdo kurs i qendrës sonë karakterizohet nga:

  • Më shumë se një dekadë përvojë pune ndërkombëtare (deri në 4 dekada!)
  • Rrjedhshmëri të gjuhës angleze.
  • Trajnime në fusha të ndryshme.
  • Studime pas universitare.​
  • Aftësi drejtuese ndikuese dhe përvojë administrimi

Momentalisht ofrojmë kurset e mëposhtme të cilat ju ndihmojnë në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe atyre profesionale. Nëse nuk e gjeni atë që kërkoni, do të ishim të lumtur të krijonim një kurs sipas nevojave tuaja.


Nga Blogu ynë për profesionistët