Erinda Agolli ne korr

Këngëtarja operistike dhe mësuesja e talentuar Erinda Agolli gjatë aktivitetit koral

Leksionet vokale të ofruara nga këngëtarja operistike dhe mësuesja e talentuar Erinda Agolli.

Të përshtatshme për grupmoshat 4-6 vjeç, 7-10 vjeç, 10-14 vjeç.

I know that the most joy in my life has come to me from music… Albert Einstein

Fëmijët janë e ardhmja … ëndrrat dhe dëshirat e tyre janë ekstrakti i jetës. Lumturia e tyre është qëllimi jone. Muzika është çelësi.

Te këndojmë e të lexojmë notat muzikore nëpërmjet disiplinës korale e asaj solistike, duke bashkëpunuar, argëtuar e duke ndjere kënaqësinë qe na jep muzika ne grup. Edukimi i fëmijëve nëpërmjet muzikës është një mënyrë qe shkencërisht ka vërtetuar ndikimin pozitiv qe ka ne mirërritjen intelektuale të fëmijëve. Edukimi koral ose e kënduar në grup është një terapi më vete për të larguar komplekset tek fëmijët, friken e të shprehurit emocionet në grup e në mënyrë të natyrshme. E kënduar ne grup i ndihmon fëmijët te largojnë friken e te qenit vetëm duke bere diçka. Ata do te kenë gjithmonë mbështetjen e shokëve dhe do jene me pranë jetës sociale nëpërmjet artit muzikor.

Ne këtë kurs fëmijët do të mësojnë:

  • Këngë të ndryshme nga e gjithë bota dhe në zhanre të ndryshme muzikore (pop, jazz, classic, musical, spiritual, ).
  • Te shprehin ndjenjat emocionet dhe euforinë e moshës gjate punës e cila konkludon në aktivitete artistike gjatë vitit.
  • Te zhvillojnë talentin e tyre nëpërmjet edukimit të veshit muzikor e atij ritmik dhe teknikave vokale të cilat do i bëjnë këta fëmijë të gjejnë veten dhe te kërkojnë rrugë të reja.

Ky kurs do të përfshijë këndime ne disiplina korale, solistike, solfezh e teori muzikore, si i pari kurs ne llojin e tij.

 

Filozofia e këtij programi

E dua muzikën sepse:

  • Muzika është shkencë

Është ekzakte, specifike, i detyrohet ligjeve të akustikës, një partiturë notash e një dirigjenti është një skicë grafike që tregon frekuencat, intensitetin, lartësinë e tingujve, melodinë, harmoninë dhe të gjitha këto njëkohësisht dhe të organizuara brenda një kohë të caktuar

  • Muzika është matematike

Është ritmikisht e bazuar në nënndarjet e fraksioneve të kohës të cilat ekzekutohen në mënyrë logjikë duke përdorur thyesat

  • Muzika është një shumëllojshmëri gjuhësh të huaja

Shumica termave janë në gjuhë të huaja  si italisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, etj.

Semantika e muzikës është ajo me universalia dhe më e plota e të gjitha gjuhëve sepse në vetvete është një gjuhë e cila shpreh emocionet më të thella me anë të tingujve. Shumë këngë që mësojmë vinë nga kultura dhe gjuhë të ndryshme.

  • Muzika është edukim fizik

Ajo kërkon koordinim perfekt të gishtave, duarve, krahëve, buzëve, faqeve, muskujve të fytyrës, diafragmës si një muskul mjaft i rëndësishëm në edukimin vokal, shpinës, muskujve të kraharorit të cilat ndikojnë në organizimin e riprodhimin e tingujve në mënyrë të kontrolluar, dhe të pëlqyeshme për veshin.

  • MBI TE GJITHA MUZIKA ESHTE ART

Ajo bën që njeriu të mbledhë gjithë elementet e sipërpërmendur, ti organizoje në mënyrë perfekte me gjithë vështirësitë e tyre për ti riprodhuar në emocion. Ekziston diçka që shkenca nuk mund ta krijojë: Humanizmin, ndjenjat dhe emocionet. Muzika mundet…

 

Organizimi i programit dhe oraret

Fëmijët do të kenë mundësinë të punojnë në grup ose në mënyrë individuale.

Kurset ofrohen në 10 seanca.

Orari: Një pasdite në javë, duke filluar nga ora 14:00-16:00 (çdo 45 min). (Orari dhe kohëzgjatja është e diskutueshme në varësi të kërkesave).

Çmimi: €100

 

Erinda Agolli, Soprano lirico-coloratura

Erinda AgolliËshtë diplomuar në Universitetin e Arteve me diploma Bachelor dhe më pas Master shkencor në degën “Kanto”. Aktiviteti i saj ndahet mes punës si mësuese, punës pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe jetës koncertale. Master class-et me emra më të njohur të muzikës në Shqipëri dhe në botë si Ermonela Jaho, Josif Gjipali, Angelo Gabrielli, Frano Lufi janë pjesë e eksperiencës së saj artistike. Puna me fëmijët është më shumë se kënaqësi. Të zbulosh një talent, ta rritesh atë e të shohësh frytet e punës është një motiv i cili të frymëzon në çdo hap të hedhur. Një fëmijë është një vepër arti për të cilën duhet të kujdesesh.

Filmi i preferua; Amadeus
Muzika e preferuar:  Muzika klasike
Libri i preferua: Kodi i Da Vincit /Dan Brown