Trajnimi: ‘Komunikimi me Shkrim, Posta Elektronike’

by | 05.23.2018

Trajnim: Të Shkruash Shqip Email Biznesi

Po aplikoni për një punë të rëndësishme?

A jeni lodhur nga mungesa e përgjigjeve të dëshiruara nga mesazhet që dërgoni?

Trajnimi: ‘Komunikimi me Shkrim, Posta Elektronike’ është për ju.

Jepi rëndësinë e duhur çdo emaili!

Mësoni si të komunikoni efektivisht me anë të emailit. Rëndësi e veçantë i kushtohet formatit, organizimit të ideve si dhe aspekteve të tjera të etikës së emailit. Ky kurs i ndihmon pjesëmarrësit të shkruajnë në mënyrë korrekte emaile zyrtare.

Objektivat Në përfundim të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të mund:

  • Të shkruajnë emaile më të qarta dhe të organizuara mirë
  • Të heqin informacionin e panevojshëm
  • Të ndihen më profesionistë në shkrimin e emaileve

Pjesëmarrja:

  • Specialistë dhe profesionistë biznesi

Vendndodhja dhe orari:

  • 6 Qershor, 9:00-12:00
  • Lincoln Center 2, Rr. Ismail Qemali

Çmimi: 50 Euro (për çdo pjesëmarrës)

Gjuha: Shqip

Trajnere: Anisa Prifti

Znj. Prifti ka trajnuar me qindra profesionistë biznesi në komunikim dhe shkrim në gjuhën angleze. Ajo jep kurse të niveleve mesatare dhe të avancuara pranë Lincoln Center, si dhe kurse të anglishtes ligjore dhe biznesi.


Lincoln Center 2 (Blloku)
Rruga Ismail Qemal, Nr. 31
Tirana
+355 4 240 0260
+355 68 208 3308
info@lincoln.org.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *