Të kuptojmë një tekst pa hapur fjalorin

by | 05.05.2021

Gjatë leximit të një teksti ju  mund të haseni me fjalë ose shprehje të panjohura. Një strategji e mirë është kapërcimi i tyre, nëse ato nuk janë të nevojshmë për të kuptuar paragrafin apo tekstin në tërësi. Por, nëse kuptimi i paragrafit apo tekstit është i paqartë si rezultat i moskuptimit të këtyre fjalëve atëhere është e domosdoshme që këto fjalë të analizohen. Disa nga teknikat gjuhësore që mund të përdorni janë si më poshtë:

  1. Sinonimet

Sinonimet janë një element i rëndësishëm që ndihmojnë në të kuptuarit e një teksti, si dhe në pasurimin e fjalorit. Sinonimet e fjalëve të panjohura janë përgjithësisht më të thjeshta dhe më të përdorshme dhe zakonisht ato veçohen me presje, me viza ose në disa raste edhe në kllapa.

Për shembull: “This energy also fuels –supports- her passion for wolves.”

Përdorimi i vizave ndarëse janë një tregues shumë i thjeshtë që sugjerojnë se “fuels” do të thotë “supports”.

  1. Shembujt

Shembujt përgjithësish prezantohen nga shprehje të tilla si: for example, such as, dhe like. Ndonjëherë ato pasojnë shenjën e pikësimit (:)

Për shembull: “Since then, Reed has reconstructed sand versions of major landmarks from around the world, such as the Eiffel Tower, Notre Dame, and the Hagia Sophia.”

Pra çfarë janë “landmarks”? Fjala“such as” tregon se Eiffel Tower, Notre Dame dhe Hagia Sophia janë shembuj të kësaj fjale e cila iu referohet ndërtesave të famshme.

  1. Kontrasti

Kontrasti shpreh dallimet kuptimore midis dy ose më shumë fjalëve. Fjalët që sugjerojnë kontrastin janë shprehje të tilla si: unlike, as opposed to, not, but, instead of, whereas.

Për shembull: “Unlike scuba divers, freedivers don’t use oxygen tanks; freedivers dive while holding their breath.” Fjala “unlike” sugjeron se në fjali kemi një situatë kontrasti. “Freedivers”e mbajnë frymën kur zhyten ndërsa “scuba divers” përdorin bombolat me oksigjen për tu zhytur.

  1. Parashtesat dhe prapashtesat

Parashtesat dhe prapashtesat luajnë një rol tepër të rëndësishëm në kuptimin e fjalëve të reja.  Duke ditur kuptimin e disa prej tyre, puna juaj për të kuptuar tekstin lehtësohet.

Për shembull: Un- Dis- ir- im-   shërbëjnë për të krijuar të kundërtën e fjalës që ju dini – able- unable ; satisfied- dissatisified; Po kështu – ful  and – less janë prapashtesa me kuptim tw kundërt – useful ≠useless

  1. Fjalitë ndihmëse

Shpesh fjalitë që fillojnë me “who, which, that” ju ndihmojnë të gjeni kuptimin e fjalës së panjohur.

Për shembull: “Many new businesses go bankrupt, which means they lose everything”. Fjalia që fillon me “which” sugjeron/shpjegon se “go bankrupt’ do të thotë  “lose everything.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *