Si të arrijmë rezultatin e dëshiruar në TOEFL?

by | 04.28.2021

Provimi i TOEFL-it është i vlefshëm për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet pasuniversitare, jashtë apo në Shqipëri. Ai vlerëson aftësinë tuaja për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze në fushën akademike. Rezultatet e tij konsiderohen si rezultatet më të sakta. Sa më i lartë të jetë rezultati aq më te mira janë mundësitë tuaja. Çdo seksion (të lexuarit, të dëgjuarit, të folurit, e të shkruarit) ka nga 30 pikë. Pjesa më e madhe e universiteteve kërkojnë  85 pikë e lart.  Për ta arritur rezultatin e dëshiruar mund të ndiqni këshillat e mëposhtme për çdo seksion.

 

1. Të Lexuarit

Ky seksion ka në përgjithësi 3-4 tekste akademike. Secili prej tyre ka afro 10 pyetje të cilat duhen plotësuar për 18 minuta. Për të qenë të suksesshëm:

  • Lexoni paragrafin e parë si edhe fjalitë e para  të çdo paragrafi tjetër. Ideja kryesore gjendet gjithmonë në paragrafin hyrës.
  • Kërkoni detajet qe mbështesin idenë që identifikuat.
  • Mos u shqetësoni nëse nuk keni kuptuar çdo detaj e fjalë.
  • Analizoni pyetjen duke gjetur fjalët kyçe të saj si p.sh sipas autorit, do të thotë, nënkupton, i referohet/zëvendëson, 3 idetë kryesore që plotësojnë përmbajtjen

2.  Të dëgjuarit

Ky seksion përmban 2 bashkëbisedime mes studentëve ose mes një studenti dhe profesori si edhe 3 leksione akademike. Gjithsej ka 28 pyetje. Çelësi  suksesit për këtë seksion qëndron tek mbajtja e shënimeve. Prandaj:

  • Shkruani fjalët kyçe si: emra, mbiemra, folje.
  • Shënoni idenë kryesore e detajet që e mbështesin atë; përdorimi i një skeme, diagrame do ju ndihmojë.
  • Fjalë si për shembull, kërkim, eksperiment, studim, janë të rëndësishme.
  • Jini të kujdesshëm në mbajtjen shënim të shifrave.

3. Të folurit

Ky seksion përmban 4 pjesë të cilat testojnë aftësinë e zhvillimit të një teme të caktuar si edhe përmbledhjen e informacionit të shkruar dhe të dëgjuar. Për t’ia dalë mbanë:

  • Përgjigjuni pyetjes direkt. Koha është e limituar.
  • Jepni arsye për mendimin që keni thënë në fillim.
  • Përdorni fjalë të ndryshme lidhëse për të pasur një rrjedhshmëri mendimesh.

4. Të shkruarit

Seksioni i fundit ka 2 pjesë të cilat testojnë aftësinë e organizimit, strukturimit dhe zhvillimit të mendimeve tuaja në një ese. Prandaj kini parasysh që të:

  • Bëni një plan bazuar në temën e esesë. ( diagram , skemë, tabelë, etj)
  • Strukturoni esenë në hyrje, zhvillim, përfundim.
  • Keni një paragraf hyrës të ndërtuar mirë. Ai duhet të përfundojë më fjalinë TEZË , e cila konsiderohet si shtylla kurrizore e esesë.
  • Përdorni fjalor të pasur e sidomos fjalë e shprehje lidhës

Një përgjigje te “Si të arrijmë rezultatin e dëshiruar në TOEFL?”

  1. Kenan Sali thotë:

    miredita,

    kam nje pyetje per sa kohe mund te siguroj rezultatin pozitiv ne testin toefl, gjuhen angleze nuk e flas rjedheshem.

    flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *