Këshilla të vyera për një provim si SAT-i !

by | 02.06.2020

 

Testi SAT ( Scholastic Aptitude Test) është një nga testimet kryesore ndërkombëtare për studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta. Konsiderohet si një test shumë i rëndësishëm prej zyrave të pranimit në universitet si edhe për të fituar ndihmë financiare.

Veçori të provimit
• Përbëhet nga pyetje të cilat kërkojnë njohuri të mjaftueshme, prakticitet e mprehtësi.
• Parashikon se si do të përballoni studimin në kolegj duke matur “aftësinë e arsyetimit”.
• Analizon se sa të përgatitur jeni për këtë testim dhe jo sesa të zgjuar jeni.
• Ka 1600 pikë, 800 prej tyre i përkasin seksionit të gjuhës angleze dhe 800 matematikës.

Seksionet e testimit SA Testimi zgjat 3 orë, ose 3 orë e 50 minuta nëse zgjidhni të shkruani edhe esenë opsionale prej 50 minutash. Sigurohuni që të hulumtoni nëse shkolla që ju intereson e kërkon esenë apo jo. SAT përbëhet nga:

  •  Gjuha angleze e cila përfshin – leximin, gjuhën dhe të shkruarit, si edhe esenë.
  • Matematika e cila përbëhet nga testi ku nuk përdoret makina llogaritës (20 pyetje, 25 minuta) dhe pjesa tjetër ku lejohet makina llogaritëse (38 pyetje, 55 minuta)

Seksioni i Leximit

  • Qëllimi kryesor i testit të leximit është të masë aftësinë tuaj për të kuptuar fjalët në kontekst, si dhe për të gjetur e analizuar faktet e dhëna. Ai zgjat 65 minuta dhe përbëhet nga 52 pyetje, të cilat bazohen në këto pjesë leximi e mund të kombinohen me grafikë informativë, siç janë tabelat apo diagramet. Për të qenë të suksesshëm kini parasysh se:
  • Pyetjet e bazuara tek tekstet shkencore mund t’ju kërkojnë të analizoni të dhëna ose hipoteza. Jini analitik dhe mundohuni të gjeni fjalët kyçe të cilat ju ndihmojnë të arrini të përgjigja e saktë
  • Pyetjet mbi fragmentet e letërsisë përqendrohen më shumë te konceptet letrare si tema, ideja dhe karakterizimi.

• Ky seksion zgjat 35 minuta dhe përbëhet nga 44 pyetje, të cilat gjithashtu janë të bazuara në tekste akademike.
• Megjithatë, në vend që të analizoni një fragment, pyetjet lidhen me:

  •  korrigjimin apo redaktimin e një teksti. Mund të korrigjoni gabime gramatikore apo përzgjedhjet e fjalëve të duhura.
  •  ndryshime në organizimin e paragrafëve dhe përmbajtjen e krejt tekstit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *