Çfarë pritet të bëni në provimin e IELTS-it?

by | 02.10.2020

Njohuri të përgjithshme

Provimi i IELTS-it shërben për të vlerësuar aftësitë gjuhësore të gjuhës angleze për të gjithë ata që  dëshirojnë të studiojnë ose të punojnë në shtete ku kjo gjuhë është  gjuha e komunikimit. Provimi ka katër seksione. Për të pasur nje rezultat sa më të lartë, është e nevojshme të kuptojmë aftësitë që ju kërkohen e që ndoshta duhet të përmirësoni.

 

  1. Seksioni i dëgjimit

Seksioni i dëgjimit ka gjithsej 40 pyetje.  Një mori pyetjesh përdoren gjatë testit, të tilla si: me zgjedhje alternativash, me kombinim të dy përgjigjeve, etiketimi i një plani/harte/diagrame, plotësimi i një formulari, i një shënimi, i një tabele, plotësimi i një përmbledhje dhe gjithashtu, plotësimi i një pjese fjalie, pyetje me përgjigje të shkurtra etj. Aftësitë që kërkohen:

  • kuptimi i ideve kryesore; kuptimi i informacionit faktik specifik
  • identifikimi i opinioneve, qëndrimit dhe qëllimit të folësit ; ndjekja e zhvillimit të një argument.

 

  1. Seksioni i leximit

Seksioni i leximit ka gjithsej 40 pyetje. Disa prej tyre janë:  pyetje me zgjedhje alternativash, gjetje të informacionit ( e Vërtetë/e Gabuar/ Jo e dhënë), kombinimi i informacionit, kombinimi i titujve me paragrafet përkatëse, kombinimi i disa karakteristikave nga teksti etj. Koha: 60 minuta (nuk ka kohë ekstra për transferimin e përgjigjeve). Aftësitë që kërkohen:

  • leximi për të kuptuar thelbin e tekstit; leximi për idetë kryesore;  leximi për detajet; ndjekja e zhvillimit të një argumenti.
  • kuptimi i disa konkluzioneve dhe kuptimi i ideve të nënkuptuara ; kuptimi i opinioneve të autorit si edhe kuptimi i qëndrimit dhe qëllimit që ai ka.

 

  1. Seksioni i shkrimit

Në seksionin e shkrimit ka 2 pjesë. Ju kërkohet të shkruani një letër me 150 fjalë në pjesën e parë dhe të një eseje me të paktën 250 fjalë në pjesën e dytë. Në formatin akademik në vend të letrës duhet të analizoni një grafik. Në të dyja pjesët , duhet  të shkruani  në mënyrë të përshtatshme sipas kritereve të mëposhtme:

  • përmbajtja dhe organizimi i ideve
  • saktësia dhe shumëllojshmëria e fjalorit si edhe e strukturave gramatikore të përdorura.

 

  1. Seksioni i të Folurit

Pjesa e të folurit është e ndarë në tre pjesë:

Pjesa e 1: Prezantimi dhe një intervistë e shkurtër  ( 4-5 minuta)

Pjesa e 2: Një fjalim individual sipas një të të caktuar (3-4 minuta) Individual long turn (3-4 minutes);

Pjesa e 3: Një baskëbisedim me pyetje përgjigje bazuar ne temën e pjesës së 2-të (4-5 minuta). Një gamë e gjerë e aftësive të të folurit do të vlerësohen, duke përfshirë:

  • aftësinë për të komunikuar opinione dhe informacione mbi temat e përditshmërisë dhe të eksperiencave dhe situatave të zakonshme duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh;
  • aftësinë për të folur gjatë mbi një temë të dhënë duke përdorur një gjuhë të përshtatshme dhe duke i organizuar idetë në një mënyrë koherente.
  • aftësinë për të shprehur dhe justifikuar opinionet si dhe aftësia për të analizuar, diskutuar dhe për të arsyetuar rreth cështjeve të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *