Koncert në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti

by | 11.22.2019

(6, 10, 11 & 12 Dhjetor 2019)

Koncert festiv në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe

Koncert në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti

Fondacioni Abraham Linkoln i Shqipërisë, ka nderin t’ju ftojë ju dhe familjen tuaj, në një koncert në datat 6, 10, 11 & 12 dhjetor.

Koncerti sjell grupin muzikor “The Hall Sisters” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të ftuar do të jenë soprano Erinda Agolli dhe kori ‘Lincoln’, me një program me këngë Krishtlindjesh.

Fondacioni  Abraham Linkoln në bashkëpunim me Fondacionin ProFamilja, po kontribuon financiarisht për t’u gjendur në krah të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Pezë.

Hyrja në koncert është falas për të ftuarit, por ju mund të dhuroni për këtë qëllim fisnik duke kontribuar direkt online këtu, ose në një kuti ndihmash që do jetë e vendosur në hyrje të sallës.  

  • Shkodër -  6 dhjetor, Salla e kishës Baptiste Shkodër ora 19:00
  • Prishtinë - 8 dhjetor, Teatri Kombëtar, ora 19:00
  • Tetovë - 9 dhjetor, SHIFT Center, 19:00
  • Korçë - 10 dhjetor, Teatri ‘Andon Zako Çajupi’, ora 19:00
  • Tiranë - 11 dhjetor, Sheshi Skënderbej ora 18.00 (në partneritet me Bashkinë e Tiranës)
  • Tiranë - 12 dhjetor, Katedralja Orthodhokse, ora 19:00

The Hall Sisters”  janë krijuar si një grup i ri dhe shumë i suksesshëm në zhanrin e muzikës pop kauntri. Përveç se  kanë nxjerrë ​​shumë CD gjatë viteve të fundit dhe kanë shkruar materiale të reja, grupi ka patur një turne të ngjeshur  duke performuar në vende me famë si: “The Grand Ole Opry”, “Carnegie Hall” me grupin e Annie Moses, “The Hall of Famedhe në “Konventën Kombëtare të Kuartetit”.

Muzika e  ‘The Hall Sisters’ është përshkruar më së miri si një përzierje e tingujve  të  “Lady Antebellum”, dhe harmonisë shpirtërore të “The Carpenters”, të ndërthurur me energjinë e muzikës pop kantri. Sinergjia e grupit të tyre i bën ato më të suksesshme se sa të kënduarit solo. Kuarteti i talentuar vokal dhe instrumental, The Hall Sisters, kombinojnë zërin me mjeshtërinë instrumentale për të krijuar një tingull krejt unik. Ky kombinim i familjes, bukurisë dhe talentit të përsosur është një përvojë që nuk do të dëshironit ta humbisnit!

Erinda Agolli, është një soprano e mirënjohur shqiptare, diplomuar në Universitetin e Arteve me diploma Bachelor dhe më pas Master shkencor në degën “Kanto”. Aktiviteti i saj ndahet mes punës si mësuese, punës pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe jetës koncertale. Gjithashtu, ajo drejton programet muzikore si dhe korin e të rriturve në Linkoln, si pjesë e Qendrave Linkoln në Shqipëri.

Kori ‘Lincoln’ u krijua në Qershor të këtij viti me iniciativën e drejtueses së tij, Erinda Agollit dhe vetë koristëve, parë kjo si një nevojë për gjallërimin e aktivitetit artistik koral në Tiranë, dhe jo vetëm. Falë mbështetjes dhe inkurajimit të madh të qendrës Lincoln dhe drejtuesve të saj, kjo nisëm u bë realitet. Kori ‘Lincoln’ është i ndërtuar me bazë këngëtarësh profesionistë.            

Pjesëtarët e korit janë: E. Agolli, V. Bakiasi, B. Mucaj, R. Xhelili, L. Cela, L. Hoxha, S. Shiroka, A. Adhami, K. Ahmetaj, G. Hoxha, A. Demiri, R. Marinaj, P. Vjollca, me shoqerues A. Dhamo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *