Programi Super SAFARI për fëmijët 5-7 vjeç

by | 10.04.2019

Programi Super Safari, për gjuhën angleze, është mjaft i përshtatshëm për të gjithë fëmijët e grupmoshës 5-7 vjeç.

Në klasë, fëmija juaj do të mësojë anglisht në mënyrë aktive nëpërmjet historive të shkurtra dhe argëtuese, këngëve dhe lojrave në gjuhën angleze.

Aktivitetet dhe lojërat do t'i shërbejnë për të përforcuar të nxënin. Ndërsa, ilustrimet, historitë argëtuese, këngët  dhe posterat do t’i zbavisin pa masë fëmijët.

Veçoritë:

  • Pasuron fjalorin me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
  • Zhvillon shqiptimin duke dëgjuar  e komunikuar.
  • Nxit fëmijët të mësojnë nëpërmjet argëtimit.
  • Sjell në klasë botën e fëmijëve nëpërmjet personazheve dhe historive.
  • Iu mëson fëmijëve vlerat e bashkëpunimit me fëmijë të tjerë.
  • Rrit vetëbesimin e tyre në aftësitë e të menduarit.
  • Iu ofron mundësi të shumta fëmijëve për të luajtur duke mësuar dhe praktikuar gjuhën dhe aftësitë e mësuara.
  • I njeh fëmijët jo vetëm me gjuhën e huaj por edhe me vlera shoqërore dhe aftësi që do t’ju duhen kur të hyjnë në shkollë.
  • Ofron aktivitete të cilat përfshijnë prindërit për t’i ndjekur e ndihmuar ata në hapat e parë që  po hedhin.

Disa video ilustruese:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *