Darka vjetore me personelin dhe anëtarët e bordit drejtues

by | 10.29.2019

Me datë 26 tetor 2019, mësuesit dhe personeli i qendrave Linkoln u mblodhën së bashku për një darkë të përvitshme me bordin drejtues.

Mbrëmjen e hapi Presidentja jonë, znj. Aida Repishti, me një fjalim të shkurtër.

Znj. Repishti falënderoi të gjithë mësuesit dhe personelin për një punë të mrekullueshme gjatë këtij viti. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e faktit se Linkolni është më shumë se sa një vend punësimi por, mbi të gjitha, një familje.

Një moment tjetër i rëndësishëm i mbrëmjes ishte edhe fjalimi nga themeluesi dhe kryetari i bordit drejtues, z. Robb Provost.

Z. Provost shprehu, për të gjithë, mirënjohjen që ai dhe bordi kanë për faktin se këtë vit qendrat Linkoln të Shqipërisë patën një arritje tjetër shumë të rëndësishme me realizimin e regjistrimit të 80,000 studentëve në kurset e gjuhëve nga themelimi në vitin 1997.

Ai theksoi se arsyeja që studentët zgjedhin Linkolnin si një institucion i besueshëm është rezultat i vëmendjes së vazhdueshme ndaj vlerave tona të: integritetit, besimit, respektit, përkushtimit ndaj përsosmërisë, mirënjohjes dhe shërbimit.

Gjithashtu, ai falënderoi gjithë personelin për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj këtyre vlerave si dhe ndaj popullit shqiptar.

Në mbyllje, z. Provost së bashku me zv. Presidenten e administratës, znj. Edita Nikolla, dhuruan disa pllaka mirënjohje për Anila Xirën dhe Alba Ashikun si shenjë e përkushtimit të tyre gjatë 15 viteve shërbim, si dhe Artur Dajtit për 20 vite shërbim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *