Të rriturit fillojnë me 2 & 3 tetor

by | 09.03.2019

Cilësia e kurseve dhe e mësimdhënies janë dy nga faktorët që na diferencojnë prej 22 vitesh.

Ndaj, nëse ju nevojitet një gjuhë e huaj apo aftësi të tjera për të shkëlqyer në shkollë, në punë apo realizuar synimet tuaja, vendoseni besimin tuaj te qendra Linkoln.

Klikon këtu për të mësuar më shumë rreth kurseve të ndryshme që ofrojmë.

Regjistrimet kanë filluar. Na kontaktoni që sot.

7 përgjigje te “Të rriturit fillojnë me 2 & 3 tetor”

  1. Mira thotë:

    Pershendetje sa mund te zgjase kursi pergatitor per ielts ose toefl test

    • Jozita thotë:

      Përshëndetje, Mira!
      Ju falenderojmë që po kontaktoni qendrën Linkoln.
      Sezoni i radhës nis dt. 2 dhe 3 tetor.

      Kurset e gjuhës angleze zhvillohen me metodat e Universitetit të Kembrixhit. Qendra Linkoln ofron të gjitha nivelet, nga niveli fillestar deri në të përparuar përfshirë TOEFL dhe IELTS. Çdo nivel zhvillohet në 30- 45 seanca/ 80 min (në varësi të nivelit), 3 herë në javë, 30/120 minuta për ato që janë 2 herë në javë. Në rast se keni njohuri të gjuhës angleze, duhet të kryeni një test i cili përcakton nivelin tuaj gjuhësor, duke u bazuar në metodat që përdorim ne. Ky test zgjat 60 min dhe kushton 600 Lek. Për TOEFL dhe IELTS, kryhet test specifik për sejcilin me pagesë 800 Lek. Rezultati i testit jepet menjëherë pas përfundimit të tij.
      Nivelet fillestar (Begninner A dhe B ) kushtojnë secili €130, ai mbi fillestar (Advanced Beginner) kushton €199 secili, nivelet mesatar i ulët (Low Intermediate) dhe mesatar (Intermediate) kushtojnë €209 secili, dhe nivelet mbi mesatar (Upper Intermediate) dhe i përparuar i ulët (Low Advanced) kushtojnë €259 secili. Librat e secilit nivel kushtojnë €25. TOEFL 4 mujor dhe IELTS 4 mujor kushtojn sejcili €249, TOEFL 2 mujor kushton €139. Librat për këto kurse kushtojnë €30 Kursi për conversation ka 10 seanca 80 minutëshe e kushton €79.

      Regjistrimet zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 në secilën prej qendrave Linkoln, Lincoln 1 Pazari i Ri ose Lincoln 2 në Bllok.
      Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme në numrin +355 4 2400260 ose +355 68 20 83 308.
      Gjithë të mirat,
      Stafi

  2. Ervin thotë:

    A ka kurs intensiv per Viewpoint 1 niveli C1, kur fillon dhe sa kushton

    • Jozita thotë:

      Pershendetje, Ervin!

      Faleminderit qe na ke shkruar!

      Kurset per Viewpoint do te nisin ne 2 dhe 3 tetor dhe do te jene kurse normale, jo intensive. Pagesa eshte 259 euro + 25 euro librat.
      Per cdo pyetje tjeter na kontakto me telefon ose kalo prane qendres sone.

      Gjithe te mirat,
      Stafi

  3. Albi thotë:

    Prsh!Jam e interesuar per kurs gjermanishtje qe nga niveli fillestar per te shtuna dhe te diele?Ju lutem me informoni a mundeni keto dit dhe sa kushtojne nivelet?Flm

  4. Jozita thotë:

    Pershendetje Ervin!

    Te falenderojme per interesimin ne qendren tone!

    Viewpoint do te nise ne tetor por oraret dhe ditet ende nuk jane caktuar. Per me shume informacion, na kontakto me telefon ose kalo prane qendres sone.

    Gjithe te mirat,
    Stafi

  5. Doris thotë:

    Pershendetje,
    A ofroni kurse te gjuhes Italiane per te rritur dhe sa kushton ju lutem?

Lini një Përgjigje te Jozita Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *