Video “We are the world” me fëmijët e Linkoln Shkodër

by | 07.11.2019

Puna me fëmijët është një përgjegjësi shumë e madhe, por ne në Lincoln marrim një kënaqësi të papërshkrueshme duke punuar me ta!

Buzëqeshjet, përqafimet spontane, fjalët e ëmbla, vizatimet e bukura ku është shprehur gjithë dashuria për mësuesen e preferuar, janë ato që na e heqin lodhjen e na bëjnë t'i duam çdo ditë e më shumë.

Qëllimi ynë është jo vetëm t'u mësojmë një gjuhë të huaj, por të bëjmë të mundur që ata të ndihen të dashur, të mbrojtur, të respektuar dhe të vlerësuar, ashtu siç u takon.

Kemi realizuar një këngë me shumë kënaqësi dhe përkushtim nga ana e fëmijëve. Të gjithë janë nxënës të qendrës sonë gjatë gjithë vitit 2019.

Falenderojmë nga zemra prindërit që na i besojnë fëmijët e tyre çdo ditë!

Shijojeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *