Kurset përgatitore për TOEFL iBT, TOEFL ITP, IELTS, SAT, Aptis

by | 02.06.2019
Kurse provime nderkombetare

Qendra Linkoln ju fton të regjistroheni për kurset përgatitore që ofrojmë për të gjitha provimet ndërkombëtare.

Për të hyrë në një nga këto kurse duhet të bëni:

  • Një provim paraprak i cili përcakton nivelin e njohurive të marra deri më tani.
  • Më pas një mësuese ju këshillon në lidhje me rezultatin e testit duke ju vënë në dukje arritjet tuaja në të si edhe aftësitë që duhet të përmirësoni.

​a e dinit se !

Mbi 80% e studentëve që përfundojn​ë kurset tona kualifikohen me pikët e nevojshme për provimet e ndryshme ndërkombëtare dhe ato shkollore.​​​

Në bazë të këtij testi dhe këshillimi mund të ndiqni kurset e mëposhtme:

  1. Një seancë orientimi “ Exam AT a Glance”, e cila përfshin 80 minuta mësim si edhe 60 minuta testim (në laborator ose në letër, sipas llojit të provimit).
  2. Kurs i shkurtër prej 5 seancash “ Exam Snapshot “ i cili do të fokusohet në secilën prej rubrikave të testit si edhe në praktikimin e tyre nëpërmjet provimeve.
  3. Kurs 2 mujor (20 seanca) - Nëse keni një nivel gjuhësor mbimesatar të gjuhës angleze.
  4. Kurs 4 mujor (45 seanca) – Nëse keni një nivel gjuhësor mesatar të gjuhës angleze

24 përgjigje te “Kurset përgatitore për TOEFL iBT, TOEFL ITP, IELTS, SAT, Aptis”

  1. Genti thotë:

    Pershendetje,

    Doja nje informacion per koston e kursit te IELTS jo akademik te pergjithshem se sa kushtojn 20 seanca dhe 45 seanca.

    Si dhe ju lutem ne cila orare zhvillohet peraferisht
    Faleminderit,

    Genti

  2. Jozita thotë:

    Pershendetje Genti,

    Te falenderojme per interesimin!
    Ne jemi me regjistrime te reja per te nisur se shpejti kurset per muajin mars. Me pare duhet te kryeni nje testim paraprak, specifik per IELTS per te pare saktesisht nivelin.
    Kursi General ka 45 seanca dhe zgjat 4 muaj, me pagese 249 euro. Kursi Academic ka 20 seanca dhe zgjat 2 muaj, me pagese 179 euro.
    Librat jane 25 euro vecmas pageses se kursit.
    Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona.

    Gjithe te mirat,
    Stafi

  3. Elona thotë:

    Pershendetje, per TOEFL ibt , sa seanca shkon afersisht , pagesa dhe ne sa persona konsistojne grupet

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Elona,

      Faleminderit per interesimin ne qendren Lincoln!
      Kurset pergatitore te TOEFL jane 2(20 seanca nga 80 min) ose 4 mujore (45 seanca nga 80 min)Se cilin prej te dyve mund te ndjekesh, e percakton nje testim paraprak qe zhvillohen ne qendrat tona. Per detaje, na kontakto me telefon ose kalo prane qendrave tona.
      Faleminderit,
      Stafi

  4. Bani thotë:

    Pershendetje
    Jam e interesuar te futem ne kurs anglishteje per shkak se duhet te marr certifikaten per mbrojtjen e gjuhes angleze. Problemi esht se nuk e di dhe aq mire anglishten. Nqs e vazhdoj kursin per pregatitjen e provimeve nderkombetare, a mund tja arrij qellimin tim per 20 seancat e mesimit??
    Po pres nje pergjigje.

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Bani,

      Te falenderojme per interesimin ne qendren tone!
      Fillimisht kryhet nje testim paraprak specifik per TOEFL/ IELTS i cili na lejon te shohim saktesisht nese jeni ose jo ne nivel per te ndjekur kete lloj kursi. Nese nuk mer piket minimale ne kete testim atehere duhet te ndjekesh kurs te pergjithshem per te rritur nivelin e anglishtes.
      Per cdo pyetje tjeter na kontakto me telefon ose kalo prane qendres.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  5. ana thotë:

    Pershendetje , dua te nis kurs anglishte nga zeroja . mund te me thoni ju lutem cmimet dhe sa zgjat

  6. Brikena thotë:

    Pershendetje,
    Doja te dija nje info ne lidhje me kursin pergatitor per IELTS General per muajin Maj.
    Sa zgjat i gjithe kursi?
    Sa eshte kosto e pageses+librat?
    Sa min zgjat nje seance mesimore?
    Sa pjestare ka grupi?

    Per me shume info do tju lutesha per nje njoftim sa me te shpejte nga ana juaj nga ana juaj

  7. Jozita thotë:

    Pershendetje Brikena,

    Faleminderit qe na keni shkruar!

    Kurset e radhes do te nisin ne muajin qershor dhe do te jene normale 2 ose 3 here ne jave ose intensive cdo dite. Fillimisht duhet te kryesh nje testim specifik i cili vlereson njohurite e tuaja pasi kurset jane me 45 ose 20 seanca (sipas nivelit)
    Per informacione rreth detajeve, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendres sone.
    Gjithe te mirat,
    Stafi

  8. Klajdi thotë:

    Po ne qofte se une kerkoj te studioj vet sektorin e wiriting dhe language ne SAT…a eshte kjo e mundur dhe ne qofte se po, athere sa kushton.

  9. Jozita thotë:

    Pershendetje Klajdi, te falenderojme qe na ke shkruar!
    Ne kurset e SAT i ofrojme kryesisht individualisht, pra eshte e mundur. Per detaje, do te ishte mire te na telefonosh paraprakisht ose te kalosh prane njeres prej qendrave Lincoln.
    Gjithe te mirat,
    Stafi

  10. Denanti Mecaj thotë:

    Pershendetje,
    Interesohem per Kursin General qe sikurse tregoni ka 45 seanca dhe zgjat 4 muaj, me pagese 249 euro. A do te hapet ndonje grup ne shtator, sa persona eshte zakonisht grupi dhe sa here ne jave eshte ky qe zgjat 4 muaj?

    Faleminderit paraprakisht,
    Deni

  11. elona thotë:

    pershendetje, mund te me dergoni informacione ne lidhje me kursin e gjuhes angeze. Isha e interesuar per te ndjekur nje kurs per mbrojtjen e toefl.
    Deoja te dija me teper rreth struktures se kursit dhe si perocedohet? Duhet te bej nje test paraprak per vleresimin e nivelit? Si dhe sa kushton kursi?
    Faleminderit!

  12. eli thotë:

    Pershendetje ,
    Jam e interesuar per nje kurs per SAt. Desha te di sa zgjat kursi dhe sa kushton

    Faleminderit

  13. Entela thotë:

    Pershendetje!

    Kursi pergatitor ne grup ka 20 seanca dhe kushton 189 euro.
    Kurset zhvillohen 3 here ne jave nga 80 min ose 5 here ne jave ( intensiv) nga 80 min. Kjo ne varesi te kerkesave. Per momentin nuk kemi nje grup gati, pasi duhen minimumi 6 studente qe te filloje nje grup.

    Faleminderit,
    Stafi Linkoln.

  14. Ermelinda thotë:

    Pershendetje!

    Jam e interesuar per te zhvilluar prane qendres tuaj kursin pergatitur per provimin e Sat ?

    Ju lutem mund te me njoftoni se kur fillon kursi ?

    Faleminderit

    • Elvis Plaku thotë:

      Pershendetje Ermelinda, ju faleminderit për interesimin. Kurset e reja fillojnë me datë 20 gusht, a mund të paraqiteni pranë njërës prej qendrave tona në atë datë për t’u testuar dhe mësuar më shumë rreth kursit? Ju faleminderit.

  15. Ana thotë:

    Pershendetje jam e interesuar per nje kurs pergatitor Aptis. Mund ta di sa zgjat dhe sa kushton?

  16. Jozita thotë:

    Pershendetje Ana,
    Te falenderojme per interesimin ne qendren Lincoln!
    Kursi Aptis ka 12 seanca nga 80 minuta me pagese 60 euro.
    Sezoni ardhshem nis ne shkurt 2020
    Per cdo p yetje tjeter, na kontakto me telefon ose kalo direkt nga qendrat tona.
    Gjithe te mirat,
    Stafi i Lincoln Center

  17. eli thotë:

    Pershendetje,

    Jam e interesuar per kursin pergatitor per provimin e SAT por jo ne menyre individuale.

    Ne rast se eshte per tu nisur nje kurs i tille ju lutem me njoftoni.

    Faleminderit

  18. Jozita thotë:

    Pershendetje Eli!
    Te falenderojme per interesimin ne qendren Lincoln!

    Kurset e radhes do te nisin me 9 dhe 10 shkurt. Gjate muajit janar, do te jemi me testime dhe regjistrime per semestrin e ri. Orare dhe dite ende nuk jane caktuar pasi eshte heret.
    Do t’ju ftonim te kalonit nga qendra per te biseduar per detaje te tjera.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i Lincoln Center

  19. Eva thotë:

    Pershendetje!Dua te mbroj gjuhen e anglishtes. Sa kushton kursi prej 5 seancash?
    Faleminderit!!

  20. Esi thotë:

    Pershendetje! A behet vetem testi i Toefl ne qendren tuaj?
    Nese po, cilat jane datat me te aferta dhe sa kushton?

    • Lefter Roko thotë:

      Pershendetje! Mund te kerkoni online per datat e ardhshme, sepse azhornohen cdo dite. Adresa ets.org
      Testi i Toefl-it mund te behet tek ne, pasi te hapesh llogarine dhe te besh pagesen. Nese te duhet asistence per kete proces, paraqitu te qendra te Pazari i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *