Çfarë pritet të bëni në provimin e IELTS-it?

by | 06.01.2018

Provimi i IELTS-it

Njohuri të përgjithshme

Provimi i IELTS-it shërben për të vlerësuar aftësitë gjuhësore të gjuhës angleze për të gjithë ata që  dëshirojnë të studiojnë ose të punojnë në shtete ku kjo gjuhë është gjuha e komunikimit. Provimi ka katër seksione. Për të pasur një rezultat sa më të lartë, është e nevojshme të kuptojmë aftësitë që ju kërkohen e që ndoshta duhet të përmirësoni.

 

  1. Seksioni i dëgjimit

Seksioni i dëgjimit ka gjithsej 40 pyetje. Një mori pyetjesh përdoren gjatë testit, të tilla si: me zgjedhje alternativash, me kombinim të dy përgjigjeve, etiketimi i një plani/harte/diagrame, plotësimi i një formulari, i një shënimi, i një tabele, plotësimi i një përmbledhje dhe gjithashtu, plotësimi i një pjese fjalie, pyetje me përgjigje të shkurtra etj. Aftësitë që kërkohen:

  • kuptimi i ideve kryesore; kuptimi i informacionit faktik specifik
  • identifikimi i opinioneve, qëndrimit dhe qëllimit të folësit ; ndjekja e zhvillimit të një argument.

 

  1. Seksioni i leximit

Seksioni i leximit ka gjithsej 40 pyetje. Disa prej tyre janë:  pyetje me zgjedhje alternativash, gjetje të informacionit ( e Vërtetë/e Gabuar/ Jo e dhënë), kombinimi i informacionit, kombinimi i titujve me paragrafet përkatëse, kombinimi i disa karakteristikave nga teksti etj. Koha: 60 minuta (nuk ka kohë ekstra për transferimin e përgjigjeve). Aftësitë që kërkohen:

  • leximi për të kuptuar thelbin e tekstit; leximi për idetë kryesore;  leximi për detajet; ndjekja e zhvillimit të një argumenti.
  • kuptimi i disa konkluzioneve dhe kuptimi i ideve të nënkuptuara ; kuptimi i opinioneve të autorit si edhe kuptimi i qëndrimit dhe qëllimit që ai ka.

 

  1. Seksioni i shkrimit

Në seksionin e shkrimit ka 2 pjesë. Ju kërkohet të shkruani një letër me 150 fjalë në pjesën e parë dhe të një eseje me të paktën 250 fjalë në pjesën e dytë. Në formatin akademik në vend të letrës duhet të analizoni një grafik. Në të dyja pjesët , duhet  të shkruani  në mënyrë të përshtatshme sipas kritereve të mëposhtme:

  • përmbajtja dhe organizimi i ideve
  • saktësia dhe shumëllojshmëria e fjalorit si edhe e strukturave gramatikore të përdorura.

 

  1. Seksioni i të Folurit

Pjesa e të folurit është e ndarë në tre pjesë: Pjesa e 1: Prezantimi dhe një intervistë e shkurtër  ( 4-5 minuta)

Pjesa e 2: Një fjalim individual sipas një teme të caktuar (3-4 minuta) Individual long turn (3-4 minutes); Pjesa e 3: Një bashkëbisedim me pyetje përgjigje bazuar ne temën e pjesës së 2-të (4-5 minuta). Një gamë e gjerë e aftësive të të folurit do të vlerësohen, duke përfshirë:

  • aftësinë për të komunikuar opinione dhe informacione mbi temat e përditshmërisë dhe të eksperiencave dhe situatave të zakonshme duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh;
  • aftësinë për të folur gjatë mbi një temë të dhënë duke përdorur një gjuhë të përshtatshme dhe duke i organizuar idetë në një mënyrë koherente.
  • aftësinë për të shprehur dhe justifikuar opinionet si dhe aftësia për të analizuar, diskutuar dhe për të arsyetuar rreth çështjeve të ndryshme.

Autore: Jonida Lilellari MA, dhe Brikena Petritaj, TESOL

Një përgjigje te “Çfarë pritet të bëni në provimin e IELTS-it?”

  1. Ester thotë:

    Nese e kaloj me sukses kte provim a njihet sikur e kam te mbrojtur anglishten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *