Si të arrini rezultatin e dëshiruar në TOEFL?

by | 05.03.2018

Provimi i TOEFL-it është i vlefshëm për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet pasuniversitare, jashtë apo në Shqipëri. Ai vlerëson aftësinë tuaja për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze në fushën akademike. Rezultatet e tij konsiderohen si rezultatet më të sakta. Sa më i lartë të jetë rezultati aq më te mira janë mundësitë tuaja. Çdo seksion (të lexuarit, të dëgjuarit, të folurit, e të shkruarit) ka nga 30 pikë. Pjesa më e madhe e universiteteve kërkojnë  85 pikë e lart.  Për ta arritur rezultatin e dëshiruar mund të ndiqni këshillat e mëposhtme për çdo seksion.

I. Të Lexuarit

Ky seksion ka në përgjithësi 3-4 tekste akademike. Secili prej tyre ka afro 12 pyetje të cilat duhen plotësuar për 20 minuta. Për të qenë të suksesshëm:

  • Lexoni paragrafin e parë  si edhe fjalitë e para  të çdo paragrafi tjetër. Ideja kryesore gjendet gjithmonë në paragrafin hyrës.
  • Kërkoni detajet qe mbështesin idenë që identifikuat.
  • Mos u shqetësoni nëse nuk keni kuptuar çdo detaj e fjalë.
  • Analizoni pyetjen duke gjetur fjalët kyçe të saj si p.sh sipas autorit, do të thotë, nënkupton, i referohet/zëvendëson, 3 idetë kryesore që plotësojnë përmbajtjen etj.

​II. Të dëgjuarit

Ky seksion përmban 2 bashkëbisedime mes studentëve ose mes një studenti dhe profesori si edhe 4 leksione akademike. Gjithsej ka 34-35 pyetje. Çelësi  suksesit për këtë seksion qëndron tek mbajtja e shënimeve. Prandaj:

  • Shkruani fjalët kyçe si: emra, mbiemra, folje.
  • Shënoni idenë kryesore e detajet që e mbështesin atë; përdorimi i një skeme, diagrame do ju ndihmojë.
  • Fjalë si  për shembull, kërkim, eksperiment, studim, janë të rëndësishme.
  • Jini të kujdesshëm në mbajtjen shënim të shifrave.

III. Të folurit

Ky seksion përmban 6 pjesë të cilat testojnë aftësinë e zhvillimit të një teme të caktuar si edhe përmbledhjen e informacionit të shkruar dhe të dëgjuar. Për t’ia dalë mbanë:

  • Përgjigjuni pyetjes direkt. Koha është e limituar.
  • Jepni arsye për mendimin që keni thënë në fillim.
  • Përdorni fjalë të ndryshme lidhëse për të pasur një rrjedhshmëri mendimesh.

IV. Të shkruarit

Seksioni i fundit ka 2 pjesë të cilat testojnë aftësinë e organizimit, strukturimit dhe zhvillimit të mendimeve tuaja në një ese. Prandaj kini parasysh që të:

  • Bëni një plan bazuar në temën e esesë. ( diagram , skemë, tabelë, etj)
  • Strukturoni esenë në hyrje, zhvillim, përfundim.
  • Keni një paragraf hyrës të ndërtuar mirë. Ai duhet të përfundojë më fjalinë TEZË, e cila konsiderohet si shtylla kurrizore e esesë.
  • Përdorni fjalor të pasur e sidomos fjalë e shprehje lidhëse.

Autore: Diana Tërshana, MA, Koordinatore e Programeve

3 përgjigje te “Si të arrini rezultatin e dëshiruar në TOEFL?”

  1. Genti thotë:

    Vajza ime mbaron ne qershor 2019 maturen dhe deshirojme te vazhdoj studimet ne USA ose Canada.Lidhur me keto kam disa pyetje
    1. Sipas jush cilin program te anglishtes duhet te zgjedhi IELTS apo TOEFL ?
    2. Kur fillon regjistrimi per kurset pergatitore dhe sa jane tarifat e tyre ?

  2. Jozita thotë:

    Pershendetje,

    Ju falenderojme per interesimin tuaj!

    Nese do te zgjidhni Canada do te duhet IELTS, nese zgjidhni USA do te duhet TOEFL. Gjithsesi duhet pare sidomos shkolla ku do te aplikoni se cfare provimi kerkon specifikisht.
    Kurset per sezonin en veres do te nisin me 4 qershor dhe do te jene intensive (cdo dite) dhe normale (2 ose 3 here ne jave)
    Ju lutemi te na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendres sone per me teper detaje.

    Gjithe te mirat,
    Stafi

  3. ana thotë:

    po ne zelanden e re cili test duhet toefl apo ielts?
    a beni pergatitje per sat ose act?

Lini një Përgjigje te Jozita Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *