Këshilla të vyera për një provim si SAT-i !

by | 05.18.2018

Provimi SATTesti SAT (Scholastic Aptitude Test) është një nga testimet kryesore ndërkombëtare për studentët që dëshirojnë  të vazhdojnë studimet e larta. Konsiderohet si një test shumë i rëndësishëm prej zyrave të pranimit në universitet si edhe për të fituar ndihmë financiare.

Veçori të provimit

  • Përbëhet nga pyetje të cilat kërkojnë njohuri të mjaftueshme, prakticitet e mprehtësi.
  • Parashikon se si do të përballoni studimin në kolegj duke matur “aftësinë e arsyetimit”.
  • Analizon se sa të përgatitur jeni për këtë testim dhe jo sesa të zgjuar jeni.
  • Ka 1600 pikë, 800 prej tyre i përkasin seksionit të gjuhës angleze dhe 800 matematikës.

 

Seksionet e testimit SAT

  • Testimi zgjat 3 orë, ose 3 orë e 50 minuta nëse zgjidhni të shkruani edhe esenë opsionale prej 50 minutash. Sigurohuni që të hulumtoni nëse shkolla që ju intereson e kërkon esenë apo jo.  SAT përbëhet nga:
    • Gjuha angleze e cila përfshin – leximin, gjuhën dhe të shkruarit, si edhe esenë.
    • Matematika e cila përbëhet nga testi ku nuk përdoret makina llogaritës (20 pyetje, 25 minuta) dhe pjesa tjetër ku lejohet makina llogaritëse (38 pyetje, 55 minuta)

 

Seksioni i Leximit

  • Qëllimi kryesor i testit të leximit është të masë aftësinë tuaj për të kuptuar fjalët në kontekst, si dhe për të gjetur e analizuar faktet e dhëna. Ai zgjat 65 minuta dhe përbëhet nga 52 pyetje, të cilat bazohen në këto pjesë leximi e mund të kombinohen me grafikë informativë, siç janë tabelat apo diagramet. Për të qenë të suksesshëm kini parasysh se:
    • Pyetjet e bazuara tek tekstet shkencore mund t’ju kërkojnë të analizoni të dhëna ose hipoteza. Jini analitik dhe mundohuni të gjeni fjalët kyçe të cilat ju ndihmojnë të arrini të përgjigja e saktë.
    • Pyetjet mbi fragmentet e letërsisë përqendrohen më shumë te konceptet letrare si tema, ideja dhe karakterizimi.

 

Seksioni i  Shkrimit dhe i Gjuhës

  • Ky seksion zgjat 35 minuta dhe përbëhet nga 44 pyetje, të cilat gjithashtu janë të bazuara në tekste akademike.
  • Megjithatë, në vend që të analizoni një fragment, pyetjet lidhen me:
    • korrigjimin apo redaktimin e një teksti. Mund të korrigjoni gabime gramatikore apo përzgjedhjet e fjalëve të duhura.
    • ndryshime në organizimin e paragrafëve dhe përmbajtjen e krejt tekstit.

Autore: Adela Rryta, MA

4 përgjigje te “Këshilla të vyera për një provim si SAT-i !”

  1. Ana thotë:

    Pershendetje, doja te dija datat kur mbrohet SAT-i?
    Faleminderit.

  2. eli thotë:

    Pershendetje!

    Desha te dija se kur jepet provimi i SAT dhe sa kushton si provim?

    • Ilirjan thotë:

      Doja te dija per piket e esese jane plus mbi 1600 piket apo futen ke seksioni i dyte i anglishtes se ne total sati ka 1600 pike.faleminderit per mirekuptimin

      • Jozita thotë:

        Ilirjan pershendetje!

        Faleminderit qe na ke shkruar!

        Perderisa ne total jane 1600 pike dmth piket e esese jane te perfshira. Gjithsesi mund te gjesh informacion duke kerkuar online per provimin e SAT.

        Faleminderit,
        Stafi

Lini një Përgjigje te eli Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *