Këshilla të vyera për një provim si SAT-i !
Testi SAT (Scholastic Aptitude Test) është një nga testimet kryesore ndërkombëtare për studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta. Konsiderohet si një test shumë i rëndësishëm prej zyrave të pranimit në universitet si edhe për të fituar ndihmë financiare.
Veçori të provimit
- Përbëhet nga pyetje të cilat kërkojnë njohuri të mjaftueshme, prakticitet e mprehtësi.
- Parashikon se si do të përballoni studimin në kolegj duke matur “aftësinë e arsyetimit”.
- Analizon se sa të përgatitur jeni për këtë testim dhe jo sesa të zgjuar jeni.
- Ka 1600 pikë, 800 prej tyre i përkasin seksionit të gjuhës angleze dhe 800 matematikës.
Seksionet e testimit SAT
- Testimi zgjat 3 orë, ose 3 orë e 50 minuta nëse zgjidhni të shkruani edhe esenë opsionale prej 50 minutash. Sigurohuni që të hulumtoni nëse shkolla që ju intereson e kërkon esenë apo jo. SAT përbëhet nga:
- Gjuha angleze e cila përfshin – leximin, gjuhën dhe të shkruarit, si edhe esenë.
- Matematika e cila përbëhet nga testi ku nuk përdoret makina llogaritës (20 pyetje, 25 minuta) dhe pjesa tjetër ku lejohet makina llogaritëse (38 pyetje, 55 minuta)
Seksioni i Leximit
- Qëllimi kryesor i testit të leximit është të masë aftësinë tuaj për të kuptuar fjalët në kontekst, si dhe për të gjetur e analizuar faktet e dhëna. Ai zgjat 65 minuta dhe përbëhet nga 52 pyetje, të cilat bazohen në këto pjesë leximi e mund të kombinohen me grafikë informativë, siç janë tabelat apo diagramet. Për të qenë të suksesshëm kini parasysh se:
- Pyetjet e bazuara tek tekstet shkencore mund t’ju kërkojnë të analizoni të dhëna ose hipoteza. Jini analitik dhe mundohuni të gjeni fjalët kyçe të cilat ju ndihmojnë të arrini të përgjigja e saktë.
- Pyetjet mbi fragmentet e letërsisë përqendrohen më shumë te konceptet letrare si tema, ideja dhe karakterizimi.
Seksioni i Shkrimit dhe i Gjuhës
- Ky seksion zgjat 35 minuta dhe përbëhet nga 44 pyetje, të cilat gjithashtu janë të bazuara në tekste akademike.
- Megjithatë, në vend që të analizoni një fragment, pyetjet lidhen me:
- korrigjimin apo redaktimin e një teksti. Mund të korrigjoni gabime gramatikore apo përzgjedhjet e fjalëve të duhura.
- ndryshime në organizimin e paragrafëve dhe përmbajtjen e krejt tekstit.
Autore: Adela Rryta, MA
Pershendetje, doja te dija datat kur mbrohet SAT-i?
Faleminderit.
Pershendetje!
Desha te dija se kur jepet provimi i SAT dhe sa kushton si provim?
Doja te dija per piket e esese jane plus mbi 1600 piket apo futen ke seksioni i dyte i anglishtes se ne total sati ka 1600 pike.faleminderit per mirekuptimin
Ilirjan pershendetje!
Faleminderit qe na ke shkruar!
Perderisa ne total jane 1600 pike dmth piket e esese jane te perfshira. Gjithsesi mund te gjesh informacion duke kerkuar online per provimin e SAT.
Faleminderit,
Stafi