Jeni gati për programet e verës në Linkoln?

by | 05.17.2018

Summer programms 2018

Qendra Linkoln prej 21 vitesh ju ndihmon të mësoni sa më mirë e më shpejt gjuhën angleze.

Gjatë muajve të verës ju mund të regjistroheni për disa programe dhe kurse që nuk ofrohen rregullisht.

Programet tona ofrohen sipas grupmoshave për fëmijë dhe të rritur.

Për më shumë vizitoni linket këtu poshtë:

Kurset e të rriturve (fillojnë me 4 qershor)

Nëse dëshironi të përmirësoni me sukses gjuhën angleze këtë verë, anglishten e përgjithshme, përgatitjen e provimeve ndërkombëtare, anglishten profesionale dhe komunikimin, atëherë Linkolni është vendi i duhur. Vizitoni linkun për më shumë informacion.

Programet e fëmijëve (fillojnë me 11 qershor)

Gjatë verës fëmija juaj mund të mësojë anglisht  duke u bërë pjesë e programit Summer School ose Kids’ Club. Në Kids’ Clubs ndërthuren arti, eksplorimi i natyrës, lojërat dhe aktivitetet në ajër të pastër. Gjithashtu, mund të mësoni kanto, kitarë, piano, shah si dhe gjermanisht. Vizitoni linkun për më shumë informacion.

3 përgjigje te “Jeni gati për programet e verës në Linkoln?”

  1. Erida thotë:

    Kam një djalë 15 vjec, dua që të mësojë mirë anglishten, duam t’a regjistrojmë..Ju lutem na jipni informacion për kursin intensiv të verës, sa orë në ditë , sa zgjat dhe sa kushton

  2. Jozita thotë:

    Përshëndetje, Znj. Erida!

    Ju falenderojmë që po kontaktoni qendrën Linkoln.
    Sezoni i ardhshëm nis më 4 qershor.

    Kurset e gjuhës angleze zhvillohen me metodat e Universitetit të Kembrixhit. Qendra Linkoln ofron të gjitha nivelet, nga niveli fillestar deri në të përparuar përfshirë TOEFL dhe IELTS. Çdo nivel zhvillohet në 45 seanca/ 80 min, 3 herë në javë, 30/120 minuta për ato që janë 2 herë në javë dhe 5 herë në javë për kurset intensive (çdo ditë,zgjat 2 muaj). Në rast se keni njohuri të gjuhës angleze, duhet të kryeni një test i cili përcakton nivelin tuaj gjuhësor, duke u bazuar në metodat që përdorim ne. Ky test zgjat 60 min dhe kushton 600 Lek. Për TOEFL dhe IELTS, kryhet test specifik për sejcilin me pagesë 800 Lek. Rezultati i testit jepet menjëherë pas përfundimit të tij.
    Nivelet fillestar (Begninner) dhe mbi fillestar (Advanced Beginner) kushtojnë €189 secili, nivelet mesatar i ulët (Low Intermediate) dhe mesatar (Intermediate) kushtojnë €199 secili, dhe nivelet mbi mesatar (Upper Intermediate) dhe i përparuar i ulët (Low Advanced) kushtojnë €249 secili. Librat e secilit nivel kushtojnë €25. TOEFL 4 mujor dhe IELTS 4 mujor kushtojn sejcili €249, TOEFL 2 mujor kushton €189. Librat për këto kurse kushtojnë €30

    Regjistrimet zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 në secilën prej qendrave Linkoln, Lincoln 1 Pazari i Ri ose Lincoln 2 në Bllok.
    Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme në numrin +355 4 2400260 ose +355 68 20 83 308.
    Gjithë të mirat,
    Stafi

Lini një Përgjigje te Jozita Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *