Provojeni pa rrezikuar! Vetëm në datat: 26 shkurt deri 2 mars

by | 01.11.2018

Provoje pa rrezikuar fare

Të dashur studentë!

Të gjithë e kuptojmë se mësimi dhe përmirësimi i gjuhës së huaj është proces i vazhdueshëm.

Madje, të gjithë e pranojmë thënien se gjuhën e huaj ‘nëse nuk e përdor, e humbet’.

Ndërkohë, shkolla, puna apo karriera, por edhe vetë jeta, na nxisin ta përdorim gjuhën e huaj në nivele dhe situata të reja ku na duhet të ‘rrezikojmë’ por jo gjithmonë ia arrijmë pa ndihmë të specializuar.

Këtu në qendrat Lincoln, në këto 20 vite, kemi parë se si breza të tërë studentësh kanë arritur të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore me ndihmën e metodave më të mira botërore.

Ndaj, për t’ju ofruar një shërbim sa më cilësorë, një nga kriteret e pranimit në kurset tona është edhe administrimi i një testimi paraprak (placement test) i cili ju orienton në përcaktimin e nivelit tuaj gjuhësor si dhe kursit më të përshtatshëm ju.

Normalisht, ‘testimi hyrës’ kushton nga 600 deri në 800 lekë, në vartësi të kursit, por vetëm për datat 26 shkurt – 2 mars ky çmim do të jetë 0 lekë. Pra pa rrezikuar fare dhe pa asnjë detyrim tjetër!

Testimi kryhet për të gjitha kurset e gjuhës (anglisht dhe gjermanisht), të listuara si më poshtë:

Mos harroni të shënoni datat 26 shkurt – 2 mars. Për të bërë testimin hyrës falas na njoftoni paraprakisht ose paraqituni në qendrat tona këtu gjatë këtyre datave.

 


Gjithashtu mund të regjistroheni me email që t'ju kujtojmë përpara:

Një përgjigje te “Provojeni pa rrezikuar! Vetëm në datat: 26 shkurt deri 2 mars”

  1. Suela thotë:

    Persh.Doja te rregjistrohesha per provimin e Ielts ne daten 2.flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *