Kurset e reja fillojnë në tetor

by | 09.14.2017

Lincoln Centers of Albania

Twenty Years of Trusted Service

Klasat e te rriturve fillojne ne tetor

Shërbimet për të rritur: “Empowering for Success”

20 vjet Qendra Lincoln

Mirënjohje

Me synimin për të pajisur shqiptarët me aftësitë e duhura në gjuhë, komunikim dhe fushën profesionale, stafi i qendrës Linkoln ndihet i privilegjuar që shërben prej 20 vjetësh tashmë në Shqipëri.

Certifikatën e akredituar dhe të mirënjohur Linkoln e kanë merituar mbi 60 mijë studentëprej vitit 1997, duke u testuar e vlerësuar sipas standardit europian të gjuhëve.


1. Kurse të gjuhës angleze

Këto kurse ofrohen nga niveli fillestar deri në atë të përparuar dhe ju ndihmojnë të ndërtoni dhe përforconi njohuritë bazë të gjuhës angleze. Filozofia e tyre bazohet në komunikimin e përditshëm, në mënyrë që nxënia e gjuhës të jetë më e efektshme, më e dobishme e më kuptimplotë.


2. Prep Exam Courses – Kurse përgatitore për provime ndërkombëtare të gjuhës- TOEFL® iBT/ SAT/IELTS/APTIS

Kurset tona përgatitore kanë fokus suksesin tuaj, duke ju përgatitur për të marrë rezultate sa më të larta në provim. Ju përmirësoni aftësitë gjuhësore, përfitoni përkujdesje personale, këshilla e teknika të nevojshme për provimin, simulime të provimit si dhe rritje të vetëbesimit për të arritur objektivin e vënë. Qendra Linkoln është dhe qendër e licensuar testimi për provimin e TOEFL® iBT.


3. ESP Courses – Anglishtja për qëllime specifike

Ofrohen kurse si:

  • Business English,  
  • Written and Spoken Communication,
  • Specific English in Use (Medicine/Law/ Finance/Hospitality / Marketing and Media)

Këto kurse janë një mundësi e mirë për të gjithë ju profesionistë ose studentë,  që dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja komunikuese, si edhe njohuritë e gjuhës angleze në fushën përkatëse ku punoni apo studioni. Ju mësoni  duke përdorur anglishten në situata specifike,  për të qenë më të suksesshëm në fushën tuaj.


4. Gjuhë të tjera:

  • Gjuhë gjermane
  • Gjuhë shqipe për të huaj

5. Kurse të zhvillimit profesional

Nëpërmjet një ekipi trajnuesish amerikanë, si  dhe me programet tona unike të zhvillimit personal, ne ndihmojmë individët dhe bizneset  të përmirësojnë aftësitë e tyre për të qenë të suksesshëm në punën e tyre.


Jeni të mirëpritur të na kontaktoni për pyetje rreth çdo programi.

Na kontaktoni nëpërmjet formës së kontaktit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *