Shpallen 3 fituesit e konkursit “Spelling Bee” te Lincoln 1 (Video)
Me datë 19 qershor u zhvillua konkursi “Spelling Bee” ku fëmijët konkurruan me njëri-tjetrin se kush arrinte të gërmëzojë më mirë fjalët e ndryshme në anglisht.
Ky lloj konkursi është mjaft i përhapur në botën anglishtfolëse dhe kërkon shkathtësi mendore si dhe njohje të mirë të gjuhës angleze.
Fëmijët ishin përgatitur dhe treguan aftësitë e tyre gjuhësore.
Konkurentët ishin përzgjedhur nga nxënësit më të mirë të klasave ‘More 3’ këtu në Lincoln 1.
Në fund të konkursit u shpallën edhe tre fituesit e çmimeve si më poshtë:
- Çmimi i parë – Dea Merkaj – një kurs anglisht falas
- Çmimi i dytë – Jon Mustafaraj – një kurs anglisht me 50% ulje
- Çmimi i tretë – Uarda Biqe – një kurs anglisht me 50% ulje
Këtu poshtë mund të ndiqni edhe një video të plotë të konkursit.
Postimi në Instagram & Video në YouTube