Kurset e fëmijëve në Shkodër: Argëtohu, zbulo talentin, mëso anglisht!

by | 06.02.2017

Programet e veres per femijet 2017

Kurset e fëmijëve në Shkodër: Argëtohu, zbulo talentin, mëso anglisht!

Linkolni ju njofton për klubet për fëmijët tuaj këtë verë. Ne besojmë se ardhja e verës mund të jetë një kohë vërtet e frytshme dhe zbavitëse sidomos kur fëmijët mësojnë duke u argëtuar.

Klubet e fëmijëve ofrojnë një program fantastik me larmishmëri aktivitetesh, mësimesh dhe argëtim për fëmijët 5-14 vjeç .

Konkretisht klubet tona përfshijnë:

  • Klubi:  Argëtohu nëpërmjet MEDIAS
  • Klubi: Zbulojmë KULTURAT
  • Klubi: Art dhe TALENT
  • Klubi: Komunikim dhe VLERA
  • Klubi: Baleti dhe Aerobia

Klubet janë programi më i kërkuar çdo verë sepse ndërthurin argëtimin dhe mësimin nëpërmjet një morie aktivitetesh të strukturuara mirë sipas grupmoshave 5-7; 8-10 dhe 11-14 vjeç.

Regjistrimet kanë filluar, ndërsa programet fillojnë me 12 qershor – 14 korrik, për 5 javë, çdo ditë nga e hëna deri të premten, ora: 9:00 – 12:00 me 20 minuta pushim ndërmjet.

Lincoln Center Shkodër

Tek Hysajt, mbrapa Fakultetit Juridik
Shkodër
Cel. +355 67 60 27 565
Email: shkoder@lincoln.org.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *