Në mbështetje të artit dhe kulturës: Bienale e Artistëve të Rinj – Mediterranea 18

by | 05.05.2017

Mediteranea 18

Gjatë datave 4-9 maj, Qendrat Lincoln patën nderin dhe mundësinë të ofrojnë mbështetje si partnerë në kuadër të realizimit të Bienales së Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu “Mediterranea 18”, një ngjarje e madhe kulturore që organizohet nga Ministria e Kulturës në partneritet me Bashkinë Tiranë dhe BJCEM.

Në mbështetje të kësaj ngjarje, disa nga aktivitetet e shumta në kalendarin e “Mediteranea 18” u zhvilluan edhe pranë qendrës tonë në ish-Bllok.

Ndër to ishin shfaqje me filma që prekin historinë dhe artin, fjalime mbi arkitekturën dhe artin, seminare në grup për të rinjtë, etj. Seminari i drejtuar nga znj. Maja Hodoscek mbi krijimtarinë letrare ishte vërtetë interesant. Më poshtë kemi edhe disa foto vetëm nga njëra prej seancave.

Për një listë më të plotë të programit vizitoni faqen zyrtare të organizatorëve: http://mediterraneabiennial.org/mediterranea-18-program.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *