Regjistrohuni për kurset intensive të të rriturve në 21 gusht

by | 05.08.2017

Kurset e studentetve dhe te rriturve

Thuhet se gjuha që nuk përdoret, humbet!

Përshëndetje miq!

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa kritike është nevoja për ta praktikuar e përmirësuar vazhdimisht aftësinë e komunikimit në një gjuhë tjetër si anglishtja. Sfida e përhershme sigurisht është koha apo mundësia për t’u marrë vetë!

Ndaj, ju inkurajojmë t’i shtoni vlerë kësaj fundvere duke e përmirësuar anglishten tuaj me ne.

Këtë fundvere ju ofrojmë disa alternativa si më poshtë:

Kurse të gjuhës angleze për të rriturit
Ku më mirë se në Linkoln!

20 vite eksperience në treg na mundësojnë ofrimin e një shërbimi të besueshëm dhe cilësor.

Në semestrin e verës ju ofrohet e gjithë gama e kurseve tona. Veçantia është se, përveç kurseve normale, ju ofrojmë edhe kurset intensive (çdo ditë) që ju lejojnë të arrini objektivat tuaja gjuhësore apo akademike në një periudhë më të shkurtër dhe pa sakrifikuar cilësinë.

Mos nguroni të na kontaktoni ose të paraqiteni pranë qendrave tona që të mund t’ju orientojmë sa më mirë sipas nevojave tuaja.

Kurse intensive dhe individuale për TOEFL, IELTS dhe SAT
Ndërsa përgatiteni për të ardhmen ju duhet të tejkaloni mjaft sfida dhe vështirësia e çdo sfide varet shpesh nga përgatitja paraprake! Provimet gjuhësore dhe akademike të pranimit si TOEFL-i, IELTS-i dhe SAT-i janë ndër sfidat e mëdha për çdo student që synon të ecë përpara. Ajo që mund t’ju ofrojmë me siguri është përgatitja më e mirë dhe me vlerë për suksesin tuaj të vazhdueshëm.

Falë një eksperience 20 vjeçare dhe një ekipi mësuesish të kualifikuar, këtë verë mund të përfitoni nga kurset tona intensive si dhe ato individuale që mund t’ju nevojitet.

Mos ngurroni të na kontaktoni për çdo pyetje apo kërkesë që mund të keni.

Conversation with American teachers
Në mungesë të mundësisë për të udhëtuar apo qëndruar mjaftueshëm jashtë vendit, gjëja e dytë më e mirë është mundësia për të bashkëbiseduar e komunikuar me anglishtfolës këtu.

Qendrat Lincoln njihen si një vend ideal që tërheq anglishtfolës të kualifikuar me të cilët ju mund të komunikoni për të përmirësuar edhe me tej anglishten tuaj.

Këtë verë ju ftojmë të bëheni pjesë e kurseve tona të bashkëbisedimit me mësues Amerikanë të cilët do jenë në dispozicionin tuaj për kurse të shkurtra me 10 seanca. Këto lloj kursesh janë ideale për ata që dëshirojnë të perfeksionojnë e të flasin rrjedhshëm anglisht.

Kujdes! Këto klasa mbushen shpejt, mos nguroni të regjistroheni.

Na kontaktoni…

[tu_countdown id=2065 design=22][/tu_countdown]

9 përgjigje te “Regjistrohuni për kurset intensive të të rriturve në 21 gusht”

  1. Festime thotë:

    Jam e interesuar dhe une te vazhdoj kte kurs

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Festime,

      Te falenderojme per interesimin ne qendren tone!
      Fillimisht duhet te paraqiteni ne qender per t’u testuar nese nuk jeni nivel fillestar. Gjate kesaj periudhe po merremi me testimet dhe regjistrimet. Do te merrni cdo informacion kur te jeni tek ne ose edhe duke na telefonuar.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  2. Ersi thotë:

    Pershendetje, isha i interesuar nje nibvel mbi fillestar,

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Ersi,

      Kryhet nje testim paraprak per te percaktuar nivelin. Ne kemi nisur klasa me nivele te ndryshme tek te dyja qendrat. Do t’ju luteshim te na kontaktonit me telefon ose te kaloni prane qendrave tona.
      Faleminderit,
      Stafi

  3. Algert thotë:

    pershendetje, jam i interesuar per fillestar

  4. Sara thotë:

    Pershendetje
    Jam e interesuar te di se kur behet kursi
    Domethene ne cilat orare ose dite?

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Sara,
      Faleminderit qe na ke shkruar!
      Kurset kane orare te ndryshme sipas niveleve, ka ne mengjes ka edhe pasdite. Do te ishte mire te na kontaktoje praraprakisht me telefon ose te kaloje prane qendrave tona per te marre me shume informacion.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  5. Kledi thotë:

    Pershendetje !
    Jam I interesuar per kurset individuale qe zhvillohen ne qendren tuaj. Si mund te informohem me teper?

Lini një Përgjigje te loreta Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *