Argëtohu, zbulo talentin, mëso anglisht!

by | 05.12.2017

Programet e veres per femijet 2017

Linkolni hap dyert për programet verore për fëmijë në ambjentet tona të këndshme e të gjelbëruara.  Ne besojmë se ardhja e verës mund të jetë një kohë vërtet e frytshme dhe zbavitëse sidomos kur fëmijët mësojnë duke u argëtuar.

  • Summer School – kurs anglisht për fëmijët 7-12 vjeç
  • Kids’ Clubs – program fantastik me aktivitete, mësime dhe argëtim për fëmijët 5-12 vjeç.
  • Music Classes – për herë të parë kurse kitare, kanto dhe piano për fëmijët

Summer School – I ofron fëmijës tuaj mundësinë e mbarimit  të një niveli gjuhësor brenda një periudhe të shkurtër e intensive.

Kid’s Clubs – Është programi më i kërkuar çdo verë sepse ndërthur argëtimin dhe mësimin nëpërmjet një morie aktivitetesh të strukturuara mirë sipas grupmoshave 5-7; 8-9 dhe 10-12 vjeç.

  Miq jeni ende në kohë për të sjellë fëmijën tuaj, qoftë edhe për ta provuar programin tonë. Ju ftojmë të na kontaktoni. 
Programi i Kids’ clubs sipas moshave

Moshat 10-12 vjeç

  1. Klubi: Argëtohu nëpërmjet MEDIAS

Në Klubin e Medias fëmijët do të pasurojnë fjalorin e tyre dhe do të zhvillojnë më tepër aftësitë e tyre komunikuese dhe krijuese me anë të videove, këngëve dhe kuizeve. Çdo ditë temat do të jenë të ndryshme, të përshtatshme për këtë grupmoshë dhe mjaft interesante. Do të fillohet me fjalorin në lidhje me temën e ditës, vazhdohet me një video të shkurtër mbi të cilën fëmijët do të diskutojnë dhe do të kenë mundësi të shpalosin aftësitë e tyre krijuese, do të ketë kuize në lidhje me temën dhe fjalorin paraardhës dhe ora do të mbyllet me një këngë në lidhje me temën e ditës. Ora e këtij klubi  do të jetë 80 minuta.

  1. Klubi: Zbulojmë KULTURAT

Në  këtë klub fëmijët do të kenë mundësi të marrin njohuri mbi kulturën e vendeve të ndryshme si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Franca, Kina, India, Australia  etj., si edhe të përmirësojnë aftësitë komunikuese dhe ndërvepruese në gjuhën angleze. Ata do të diskutojnë rreth kulturës, traditave, pikave turistike, kurioziteteve mbi vendet e përzgjedhura.

Do të argëtohen me aktivitete të larmishme, si lojëra, krijime posterash, debate, diskutime e kuize që do të zhvillojnë aftësinë  konkuruese,  do të pasurojnë fjalorin e njohuritë e fëmijëve dhe do të mundësojnë padyshim një eksperience të bukur për ta. Ora e klubit të kulturës do të jetë 80 minuta.

  1. Klubi: Art dhe TALENT

Fëmijët do të zbaviten duke krijuar objekte përmes punës së dorës. Qëllimi i këtij aktiviteti është të zhvillojë aftësitë krijuese te fëmijët. Ata do të mësojnë si të përdorin ngjyrat dhe të ndërtojnë objekte në mënyrë krijuese. Çdo ditë  do të ketë një temë të caktuar. Ora e klubit të artit do të jetë 80 minuta.

  1. Klubi : Komunikim dhe VLERA

Klubi i Komunikimit këtë verë do të bashkojë fëmijët e moshës 10 – 12 vjeç në një mjedis anglishtfolës në mënyrë që pjesëmarrësit të përmirësojnë aftësinë e komunikimit në anglisht duke u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme.  Çdo ditë mësuesja do të prezantojë fjalorin e nevojshëm nëpërmjet një fotografie e cila do të nxisë fëmijët në diskutim rreth saj dhe më pas ata do të sfidohen duke u bërë pjesë e punëve të ndryshme në dyshe, grup, ndarje në role, etj.

Aktivitetet janë të shumëllojshme dhe interesante, p.sh. si të porosisim ushqim në restorant, të blejmë në dyqan, të flasim rreth sporteve, muzikës, filmave, udhëtimeve në kohë etj. E fundit, por jo më pak e rëndësishme është risia e këtij viti, VLERAT. Çdo javë do të ketë në thelb një vlerë të caktuar dhe mësueset tona do të sigurohen që fëmijët jo vetëm ta mësojnë këtë vlerë por edhe ta bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre. Ora e klubit të komunikimit do të jetë 80 minuta.

Gjatë 3 orëve që do të qëndrojnë në Qendrën Linkoln fëmijët do të kenë mundësinë të:

  • të mësojnë historinë, fjalët, këngën e re në klasë- 100 min
  • të argëtohen në ajër të pastër nën mbikëqyrjen e mësueses- 20 minuta
  • të kryejnë aktivitete të ndryshme zbavitëse si: lojëra, punime me dorë, vizatime, krijime posterash- 60 minuta.

Moshat 5-7 vjeç

Fëmijët e kësaj moshe do të argëtohen duke mësuar anglisht nëpërmjet metodës së fundit për fëmijë të vegjël “Say Hello”. Ata do të njihen me Arushin Ben dhe miqtë e tij Tom dhe Polly dhe falë këtyre personazheve mësimi do të jetë motivues dhe argëtues. Do të dëgjojnë dhe përsërisin fjalë dhe shprehje; do të këndojnë e ndërveprojnë në anglisht si dhe do të argëtohen duke krijuar punime të vogla në lidhje me aventurat e personazheve. Ilustrimet, historitë argëtuese, këngët dhe posterat do t’i zbavisin pa masë fëmijët.

Gjatë 3 orëve që do të qëndrojnë në Qendrën Linkoln fëmijët do të kenë mundësinë të:

  • të mësojnë historinë, fjalët, këngën e re në klasë- 100 min
  • të argëtohen në ajër të pastër nën mbikëqyrjen e mësueses- 20 minuta
  • të kryejnë aktivitete të ndryshme zbavitëse si: lojëra, punime me dorë, vizatime, krijime posterash- 60 minuta.

Moshat 8-9 vjeç

Fëmijët e kësaj moshe do të kenë mundësi të mësojnë anglisht në një formë të këndshme, duke marrë informacion gjuhësor dhe kulturor nëpërmjet  metodës “Primary Colors. Metoda ka si qëllim të zhvillojë aftësitë e të menduarit, përmirësimin e memories, zhvillimin e imagjinatës etj. Gjithashtu fëmijët do të kombinojnë aftësitë e tyre në anglisht me krijimtarinë, duke vizatuar, ngjyrosur, duke prerë e ngjitur si edhe lojëra të shumta.

Gjatë 3 orëve që do të qëndrojnë në Qendrën Linkoln fëmijët do të kenë mundësinë të:

  • të mësojnë historinë, fjalët, shprehjet e reja gjuhësore- 100 min
  • të argëtohen në ajër te pastër nën mbikëqyrjen e mësueses- 20 minuta
  • të kryejnë aktivitete të ndryshme zbavitëse si : lojëra, punime me dorë, vizatime, krijime posterash, etj. -60 minuta

Music Classes – përveç kurseve të kantos dhe pianos, këtë verë, ju  ofrojmë për herë të parë edhe kurse kitare.

 

Programet fillojnë më 12 qershor – 14 korrik, nga e hënapremten, ora: 9:00 – 12:00.

Ju lutem regjistrohuni sa më parë, sepse prej vitesh ky program është bërë shumë i suksesshëm e vendet zihen menjëherë.

Dita e parë e programit të fëmijëve në Lincoln 1

Summer klubs ne Lincoln 1

Programi, mjetet mësimore dhe gjithçka tjetër ishte përgatitur prej kohësh për ardhjen e tyre.

Dhe ashtu ndodhi, fëmijët erdhën me entuziazmin që i karakterizon dhe shumë shpejt të gjithë u organizuan nëpër klasat përkatëse sipas grupmoshave.

U përpoqëm të mbledhim disa nga momentet e ditës së parë të klubeve të verës për fëmijët këtu te Lincoln 1, te Pazari i Ri.

Ndërkohë, regjistrimet vijojnë, ndaj mos nguroni të na kontaktoni. Fëmijët mund të regjistrohen për 1 apo 5 javë të plota sipas dëshirë.

Klasa e mësuese Jonidës

Ja kështu filluan edhe kampet verore këtu në Lincoln 1. Klasa e mësuese Jonides. / This is how Summer Camps started here at Lincoln 1. Teacher Jonida’s class. #lincolnalbania

A post shared by Lincoln Centers of Albania (@lincolnalbania) on

Klasa e mësuese Brikenës me grupmoshën 9-12 vjec mësojnë si të bëjnë një jetë më të shëndetshme nëpërmjet aktiviteteve në klasë dhe jashtë.

9-12 vjecarët kanë aktivitetet e tyre nëpërmjet të cilave mësojnë si të jetojnë më të shëndetshëm. / 9-12 year old have their own activities where they learn how to live healthier lives. #lincolnalbania

A post shared by Lincoln Centers of Albania (@lincolnalbania) on

9-12 vjecarët kanë aktivitetet e tyre nëpërmjet të cilave mësojnë si të jetojnë më të shëndetshëm. / 9-12 year old have their own activities where they learn how to live healthier lives. #lincolnalbania

A post shared by Lincoln Centers of Albania (@lincolnalbania) on

Grupi i fëmijëve 5-8 vjec të mësuese Jonidës praktikon numrat.

Grupi i fëmijëve 5-8 vjeç po bëjnë ushtrimin e vizatimi të numrave sipas udhëzimeve të mësuese Jonides. The 5-8 years old group is doing the numbers exercise according to the instructions of teacher Jonida. #lincolnalbania

A post shared by Lincoln Centers of Albania (@lincolnalbania) on

Klasa e mësuese Juledës u mor me përgatitjen e maskave

Edhe klasa e mësuese Juledës u mor me përgatitjen e maskave që do jenë gati nesër. / Juleda’s class was busy preparing the masks which will be ready tomorrow. #lincolnalbania

A post shared by Lincoln Centers of Albania (@lincolnalbania) on

Kujtesë për vjeshtën:

Programi Study Hall fillon në shtator, me fillimin e shkolles.

Study Hall është programi ynë pas shkollor për fëmijët 6-10 vjeç. Fëmijët tuaj do të ndiqen nga mësuese të kualifikuara për të mbaruar detyrat e shkollës, mësuar anglisht, si edhe aktivitete të tjera argëtuese. Na kontaktoni për më shumë informacion!

9 përgjigje te “Argëtohu, zbulo talentin, mëso anglisht!”

  1. Zorada Zhupi thotë:

    Ju lutem na dergoni informacion per programet,sepse vajza frekuentoi edhe vjet kursin tuaj.

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Zorada,

      Ju lutemi te na kontaktoni paraprakisht me telefon per te diskutuar me hollesisht pasi dhe programin e kemi pak a shume te njejte si strukture por te ndryshuar ne permbajtje.
      Faleminderit,
      Stafi

  2. Mario thotë:

    Greetings
    I meant to ask about the pricing for the summer school.
    Thanks

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Mario,

      Cmimi per Summer School eshte 130 euro + 25 euro per librat.
      Na telefono ose eja prane qendres per te patur informacion me te detajuar.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  3. ariola thotë:

    Pershendetje jam e interesuar per 2 vajzat e mija 5 dhe 11 vjec ..doja te dija cmimin ?

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Ariola,
      Faleminderit per interesimin ne qendren tone!
      Pagesa javore eshte 30 euro ndersa per 5 jave 130 euro, e njejta pagese eshte edhe Summer School. Per me teper informacion, na kontaktoni me telefon ose ejani ne qendrat tona.
      Pasdite te kendshme 🙂

  4. Klodi thotë:

    Pershendetje sa kushton programi kids club, dhe a mund te behet frekuentim i pjesshem, si psh 3 jave nga 5 dhe sa shkon pagesa ne kete rast ? Faleminderit

    • Jozita thotë:

      Klodi pershendetje,
      Te falenderojme qe na ke shkruar!
      Per nje jave pagesa eshte 30 euro, pra per 3 jave 90 euro.
      Per cdo pyetje tjeter, na kontakto me telefon ose kalo prane qendres sone.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  5. Dritan thotë:

    Pershendetje.Doja te di cfare permban programi prsh 1 javor,pra cfare ben femija gjate javes,orarin dhe cmimin per nje femije 12 vjecar.

Lini një Përgjigje te Jozita Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *