Super SAFARI për fëmijët 5-7 vjeç (video)

by | 03.13.2017

Super SAFARI

Të dashur prindër dhe familjarë!

Në të shkuarën kemi pasur kërkesa për ofrimin e një kursi të ri për fëmijët e moshës 5-7 vjeç. Dhe në fakt prej disa vitesh kemi qenë duke ofruar kursin GrapeSEED i cili është një program me shumë nivele gjuhe për fëmijët e vegjël. Por ky program nuk i është përgjigjur të gjitha nevojave dhe kërkesave të prindërve dhe familjarëve, ndaj kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me kursin më të ri Super SAFARI.

Kursi është i përshtatshëm për grupmoshën 5-7 vjeç dhe ka vetëm tre nivele.

Secili prej tyre përmban histori të shkurtra argëtuese, këngë dhe mjafte aktivitete shtesë për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën angleze.

Aktivitetet dhe lojërat shërbejnë për të përforcuar të nxënin. Ilustrimet, historitë argëtuese, këngët dhe posterat sigurojnë që fëmijët mësojnë duke u zbavitur.

Nëse nuk jeni të sigurit nëse ky është kursi i duhur për fëmijën tuaj, atëherë mos nguroni ta sillni fëmijën për të ndjekur një ose disa klasa para se të vendosni përfundimisht.

Aktualisht, për muajin mars Linkolni dhuron 20% ulje për të gjitha regjistrimet e reja ndaj nxitoni të na kontaktoni për çdo pyetje apo sqarim tjetër të nevojshëm.

Kursi kushton 150 euro për 1 nivel me 40 seanca (ose 506 lekë për seancë)

Ju mirëpresim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *