Fillojnë kurset e pranverës në Lincoln

by | 03.06.2017

2017 Kurset e pranveres

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi filluar regjistrimet për kurset e reja të marsit!

Për studentët

Nëse planifikoni të filloni një kurs të ri për TOEFL / IELTS apo provimet e maturës shtetërore, ju ftojmë të na kontaktoni.

 

Për fëmijët

Për fëmijët e moshës 5-7 vjeç, kemi filluar një kurs të ri Super SAFARI, që vjen enkas sipas kërkesave të vetë prindërve dhe familjarëve.

 

Për të rriturit

Nëse nuk arritët të regjistroheshit që në fillim të vitit, atëherë ky është momenti i duhur pasi do keni mundësi të filloni një kurs të plotë që mund ta mbaroni për 2 ose 4 muaj sipas nivelit dhe nevojave tuaja specifike.

Oferta e marsit – 20% ulje

Vetëm për periudhën e muajit mars, të gjitha kurset e gjuhës për fëmijë dhe të rritur që regjistrohen brenda orarit 8:00-5:00PM do të ofrohen me 20% ulje. Ndaj mos nguroni të përfitoni nëse kjo nuk përplaset me orarin tuaj të shkollës apo punës.

Na kontaktoni

Për çdo pyetje apo sqarim tjetër, mbetemi në dispozicionin tuaj me të gjitha kanalet tona të komunikimit. Kontaktet tona i gjeni më poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *