Programi Super SAFARI për fëmijët 5-7 vjeç

by | 01.31.2017

Super SAFAR është një nga kurset më të mira për fëmijët e moshave 5-7 vjeç, që do të ofrohet pranë qendrës tonë te Pazari i Ri.

Kohëzgjatja: Një nivel =40 seanca / 60 minuta secila

Përshkrimi i kursit: Kursi është i përshtatshëm për grupmoshën 5-7 vjeç dhe ka tre nivele. Secili prej tyre përmban histori të shkurtra argëtuese dhe këngë për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën angleze. Aktivitetet dhe lojërat shërbejnë për të përforcuar të nxënin. Ilustrimet, historitë argëtuese, këngët  dhe posterat do t’i zbavisin pa masë fëmijët.

Veçoritë:

  • Pasuron fjalorin me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
  • Zhvillon shqiptimin duke dëgjuar  e komunikuar.
  • Nxit fëmijët të mësojnë nëpërmjet argëtimit.
  • Sjell në klasë botën e fëmijëve nëpërmjet personazheve dhe historive.
  • Iu mëson fëmijëve vlerat e bashkëpunimit me fëmijë të tjerë.
  • Rrit vetëbesimin e tyre në aftësitë e të menduarit.
  • Iu ofron mundësi të shumta fëmijëve për të luajtur duke mësuar dhe praktikuar gjuhën dhe aftësitë e mësuara.
  • I njeh fëmijët jo vetëm me gjuhën e huaj por edhe me vlera shoqërore dhe aftësi që do t’ju duhen kur të hyjnë në shkollë.
  • Ofron aktivitete të cilat përfshijnë prindërit për t’i ndjekur e ndihmuar ata në hapat e parë që  po hedhin.

Jeni të mirëpritur të na kontaktoni për pyetje rreth çdo programi.

2 përgjigje te “Programi Super SAFARI për fëmijët 5-7 vjeç”

  1. rezarta thotë:

    Do doja te regjistroja vajzen ne kete kurs Supersafari, eshte pese vjec e gjysem,

    ju lutem ne cfare ore eshte kursi dhe a zhvillohet tek blloku?

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Rezi,
      SuperSafari zhvillohet vetem tek Lincoln 1, sic edhe kemi biseduar me email 🙂
      Per cdo pyetje tjeter na shkruaj perseri.
      Faleminderit,
      Stafi

Lini një Përgjigje te rezarta Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *