Kurset e të rriturve fillojnë me 15 shkurt

by | 01.17.2017

Kurset e te rriturve & studenteve

Të nderuar miq të Lincoln!

Viti 2017 përkon me 20 vjetorin e themelimit të Qendrave Lincoln!

20 vjet Qendra LincolnMirënjohje dhe falënderim për ata mijëra studentë dhe nxënës të cilëve
kemi pasur mundësinë t’ju shërbejmë nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve
tona. Njëherazi 20 vjetori përbën edhe një nxitje të fortë që të vazhdojmë
t’ju ofrojmë ‘cilësi me besueshmëri’ edhe gjeneratave të tjera!

Ju ftojmë të shqyrtoni kurset tona këtë pranverë!

Kurse për Studentët dhe të rriturit:

  1. Kurse të gjuhës angleze dhe gjermane nga niveli fillestar deri në të përparuar.
  2. Përgatitje për provimet ndërkombëtare TOEFL, iBT dhe IELTS
  3. Përgatitje për provimin e 9-vjeçares dhe Maturës Shtetërore!
  4. Kurse shkrimi dhe bashkëbisedimi në gjuhën angleze!
  5. Kurse specifike të gjuhës së biznesit dhe të profesioneve të ndryshme

Kjo është një listë e përmbledhur kursesh:

Interchange / niveli 0 – 1
50 dhe 45 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Interchange / niveli 2 – 3
45 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Viewpoint / niveli 1 – 2
56 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Objective Advanced
56 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
TOEFL / i plotë ose i reduktuar
45 ose 20 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
IELTS / i plotë ose i reduktuar
45 ose 20 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Conversational English
20 seanca / 3 herë në javë / 80 min
Gjermanishtja si gjuhë e huaj
45 seanca / 3 herë në javë / 80 min

Disa sqarime shtesë

  1. Testimi paraprak – nëse planifikoni të bëni një kurs gjuhe (qoftë edhe vetëm për TOEFL-in, gjasat janë që do t’ju duhet të bëni një testim paraprak për të përcaktuar nivelin tuaj gjuhësor si dhe kursin e duhur për ju.
  2. Kurset përgatitore për TOEFL, IELTS, etj. – nëse ju duhet të jepni provimet e TOEFL-it apo IELTS-it atëherë na kontaktoni që t’ju orientojmë në lidhje me procedurat dhe datat e këtyre provimet.
  3. Ndiqni 1 ose 2 seanca para se të regjistroheni – nëse dëshironi të shihni se si zhvillohen orët e mësimit apo të kuptoni që jeni në kursin e duhur për nevojat tuaja, atëherë mos nguroni të na kontaktoni që t’ju orientojmë se si mund të ndiqni seanca në klasat aktuale ose ato që do fillojnë në shkurt’.

[tu_countdown id=2168 design=15][/tu_countdown]

Sqarim: nëse kursi që kërkoni nuk është i listuar atëherë na kontaktoni që të mund t’ju përgjigjemi më konkretisht për çka kërkoni.

8 përgjigje te “Kurset e të rriturve fillojnë me 15 shkurt”

  1. marcela thotë:

    Conversational English
    20 seanca / 3 herë në javë / 80 min
    Sa kushton, dhe deri ne sa student jane ne nje klase?
    Mesimi behet me mesues shqiptare apo native speaker?
    Ne fund te kursit jepet certifikate?
    Faleminderit

  2. Kreshnik Mustafaraj thotë:

    Isha i interesuar per kurse per te rritur ne gjuhen angleze.Si esht orari? Sa kushton?

  3. Tereza thotë:

    Isha e interesuar per kursin e anglishtes cfare cmimesh ka?

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Tereza,
      Falemindeeit per interesimin ne qendren Lincoln!
      Cmimet e kurseve variojne sipas nivelit, nisin me 179 euro, ka 199 dhe perfundon me 249 euro (kjo e fundit per 5 muaj)
      Na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendres sone per te patur informacion me te detajuar.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  4. Alma thotë:

    Jam e interesuar per IELTS sa kushton paketa e plote dhe e reduktuar ?

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Alma,
      Faleminderit qe na ke shkruar!
      Pagesa per kursin e plote (General) te IELTS eshte 249 euro ndersa per te reduktuarin (Academic) eshte 189 euro.
      Per cdo pyetje tjeter, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  5. Elvis Plaku thotë:

    Pershendetje Arlind,
    kontaktet tona i gjeni ne fund te faqes ose te ky link: http://lincolnalbania.org/na-kontaktoni/ Ju faleminderit!

  6. Artilda thotë:

    Pershendetje!
    Nese eshte e mundur te di se per te ikur ne kanada cilin nga provimet eshte me efikas per te bere toefl apo ielts?
    Dhe nese themi paketa e plote do te thote se pervec se shkrimit edhe ne te folur do praktikohemi?
    Ne pritje te nje pergjigje
    Faleminderit !

Lini një Përgjigje te Alma Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *