Vizita e fëmijëve në Ambasadën e SHBA-ve
Në fillim të muajit dhjetor një grup fëmijësh nga Qendra Lincoln në Tiranë ishin të ftuarit e veçantë të ambasadës së SHBA-ve. Gjatë aktivitetit me fëmijët, zyrtarët e ambasadës lexuan librat: Lokomotiva e Vogël që Mundte, Ariu Hëngri Sanduiçin Tënd, dhe Zëvendës Shefi i Misionit Zoti David Muniz lexoi librin Llama Llama Pizhama të Kuqe.