A dëshironi t’ju njoftojmë për kurset e reja në Shkurt 2017

by | 12.22.2016

Kujtese per kurset qe fillojne Shkurt 2017

Përshëndetje miq,

Nëse jeni të interesuar që të filloni një kurs të ri pranë Qendrave Lincoln, atëherë ju ftojmë të regjistroheni me email-in tuaj që të mund t’ju kujtojmë paraprakisht kur të fillojnë kurset e reja në 8 Shkurt 2017.

Regjistrohuni duke <<klikuar këtu>>

Këtë vit bëhemi plot 20 vite që ofrojmë kurse të ndryshme për të gjitha grupmoshat. Bëhet fjalë për mijëra studentë dhe nxënës që kanë përfituar nga përvoja dhe cilësia e mësuesve tanë. Ndërkohë, pavarësisht viteve, synimi ynë mbetet i pandryshuar: cilësi me besueshmëri!

Ndaj, nëse nuk na keni vizituar ende, ju ftojmë të na jepni mundësinë e një eksperience të përbashkët! Filloni duke konsideruar gamën e kurseve tona, ejani të vizitoni klasat tona paraprakisht dhe sigurisht për çdo pyetje mos nguroni të na kontaktoni!

Kurse për Studentët dhe të rriturit

  1. Kurse të gjuhës angleze nga niveli fillestar deri në të përparuar.
  2. Përgatitje për provimet ndërkombëtare TOEFL, iBT dhe IELTS
  3. Përgatitje për provimin e 9-vjeçares dhe Maturës Shtetërore!
  4. Kurse bashkëbisedimi në gjuhën angleze!
  5. Kurse specifike të gjuhës së biznesit dhe të profesioneve të ndryshme

 

Kurse të gjuhës angleze për fëmijë

Mosha 4-7 vjeç
Kurse anglisht për fëmijë të moshës 4-7 që e lejojnë fëmijën tuaj të mësoj anglisht si të ishte gjuha e nënës.

Mosha 8-10 vjeç 
Kurse anglisht me një metodë të re nga Universiteti i Kembrixhit për mësimin e gjuhës angleze përmes vlerave dhe zhvillimit të të menduarit kritik.

Mosha 10-14 vjeç
Gjuha angleze për fëmijë të kësaj grupmoshe ofrohet nga niveli fillestar deri në të përparuar duke përdorur metodat më të fundit të gjuhës angleze nga Universiteti i Kembrixhit për mësimin e gjuhës përmes teknologjisë dhe është një kombinim i bukur i gramatikës, fjalorit gjuhësor dhe përmes fotografive, temat bëhen me interesante dhe të gjalla.

“Study Hall”
Programi me i ri “Study Hall” e ndihmon fëmijën tuaj të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të ndërtojë edukatën e të studiuarit, duke punuar dhe ndërvepruar në grup, duke mësuar anglisht dhe kaluar një kohë argëtuese përmes të mësuarit.

Kurse artistike [Grupmoshat 4-10 vjeç] Leksione vokale dhe kor ofrohen nga këngëtarja operistike e talentuar Erinda Agolli.

Regjistrohuni duke <<klikuar këtu>>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *