A keni dëgjuar për kurset “Zërat e fëmijëve në Lincoln”?
Përshëndetje miq,
Këtë vjeshtë këtu në Lincoln po lançojmë një program të ri me kurse për të gjithë ata prej jush që duan të mësojnë apo ushtrohen vokalisht!
Më konkretisht, bëhet fjalë për kurse kanto të ofruara nga këngëtarja operistike dhe mësuesja e talentuar Erinda Agolli.
- Kurset do të fillojnë së shpejti dhe janë të përshtatshme për grupmoshat 4-6 vjeç, 7-10 vjeç, 10-14 vjeç.
- Pjesë e këtij programi do të jenë edhe kurset individuale në kanto dhe piano
- Ne do mund të ofrojmë edhe kurse për të rriturit ndaj mos nguroni të na kontaktoni që t’ju kemi parasysh.
Takim & prezantim me mësuese Erinda Agolli
Gjatë muajit tetor, çdo të martë dhe të mërkurë, nga ora 4 deri në orën 7 të mbasdites jeni të ftuar të vini pranë qendrës tonë në ish-Bllok për të zbuluar talentin tuaj dhe për t’u argëtuar duke kënduar së bashku.
Kur: Çdo të martë & të mërkurë
Ora: 16:00 – 19:00
Vendi: Lincoln 2 pranë ish-Bllokut
Për më shumë vizitoni faqen tonë këtu: Zërat e fëmijëve në Lincoln
Linku: http://lincolnalbania.org/femijet/zerat-e-femijeve-ne-lincoln/
[tu_countdown id=2013 design=12][/tu_countdown]