Vazhdojnë regjistrimet për kurset e studentëve & të rriturve

by | 09.15.2016

Kurse gjuhe për studentët dhe të rriturit

Përshëndetje miq,

Si student apo profesionist mund të keni qenë duke menduar fillimin e një kursi gjuhe!

Por, siç ndodh rëndomë, që nga momenti i parë deri tani që po lexoni këtë shkrim, koha ka kaluar aq shpejt sa mbase edhe mund ta keni neglizhuar fillimin e kursit për arsye nga më të ndryshmet!

Cilado qoftë arsyeja, fundja le të mbetet mister, të paktën kësaj here duam t’ju ndihmojmë duke ju kujtuar paraprakisht se kurset filluar më 5 & 6 tetor 2016 por aktualisht  po vijojmë regjistrimet edhe me disa klasa që presim të mbushen së shpejti . Ndaj, ju inkurajojmë të interesoheni që sot për të marrë informacion që ju nevojitet për të vendosur.

Pra, mos nguroni të na kontaktoni që sot për çdo pyetje apo informacion që mund të keni nevojë.

Kjo është një listë e përmbledhur kursesh:

Interchange / niveli 0 – 1
50 dhe 45 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Interchange / niveli 2 – 3
45 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Viewpoint / niveli 1 – 2
56 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Objective Advanced
56 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
TOEFL / i plotë ose i reduktuar
45 ose 20 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
IELTS / i plotë ose i reduktuar
45 ose 20 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab
Conversational English
20 seanca / 3 herë në javë / 80 min
Gjermanishtja si gjuhë e huaj
45 seanca / 3 herë në javë / 80 min

Disa sqarime shtesë

  1. Testimi paraprak – Nëse planifikoni të bëni një kurs gjuhe (qoftë edhe vetëm për TOEFL-in, gjasat janë që do t’ju duhet të bëni një testim paraprak për të përcaktuar nivelin tuaj gjuhësor si dhe kursin e duhur për ju.
  2. Kurset përgatitore për TOEFL, IELTS, etj. – nëse ju duhet të jepni provimet e TOEFL-it apo IELTS-it atëherë na kontaktoni që t’ju orientojmë në lidhje me procedurat dhe datat e këtyre provimet.

Sqarim: nëse kursi që kërkoni nuk është i listuar atëherë na kontaktoni që të mund t’ju përgjigjemi më konkretisht për çka kërkoni.

11 përgjigje te “Vazhdojnë regjistrimet për kurset e studentëve & të rriturve”

  1. Erisa thotë:

    Ju lutem a mund te kem informacion per kurset e gjuhes gjermane

  2. Jozita thotë:

    Pershendetje Erisa,
    Te falenderojme qe na ke shkruar!

    Kurset e gjuhes gjermane do te nisin dt. 5 dhe 5 tetor. Niveli zgjat 4 muaj, 2 ose 3 here ne jave me nje pagese prej 179 euro + 25 euro libri.
    Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendres sone ne Bllok ose tek Pazari i ri.

    Dite te mbare,
    Stafi

  3. dori thotë:

    Pershendetje. Ju lutem mund te me informoni per gjuhen angleze? Dhe ku duhet te adresohemi per rregjistrimet tek Pazari i ri? Faleminderit!

  4. Jozita thotë:

    Pershendetje Dori,

    Faleminderit qe na ke shkruar!

    Do t’ju adresonim direkt tek Lincoln 1 ne Pazarin e Ri, rruga Qemal Stafa, mbi tregun e bicikletave. Nr. i tyre i tel eshte 042 230 880
    Stafi yne atje do t’ju ndihmoje per gjithcka keni nevoje te dini.
    Gjithe te mirat,
    Stafi

  5. Anton thotë:

    Dua te regjistrohem per Toefl. Ku duhet te paraqitem? Ne çfare ore?

  6. Fabiola thotë:

    Ju lutem a mund te me informoni mbi koston e kursit niveli i pare per te rritur
    Ne pritje te pergjigjes
    Faleminderit

  7. Klaudia thotë:

    Ju lutem alternativat e orareve te pasdites vone, kush jane? Faleminderit!

  8. paola montalvo thotë:

    Interesohem per ghuja anglisht dhe germanisht per femije 8 vjec ne qendra ne blloku

    • Jozita thotë:

      Pershendetje,

      Per moshen 8 vjec, ofrojme vetem kurse anglisht, jo gjuhe te tjera.
      Kurset e anglishtes do te nisin dt. 5 dhe 6 tetor.
      Ju lutemi per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloi prane qendres sone.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  9. sulejman thotë:

    pershendetje
    Pas dates 20 tetor do ket kurse per studenta anglisht niveli 0-1 ??
    faleminderit

  10. ilda thotë:

    Pershendetje,

    Isha e interesuar te dija oraret, kohezgjatjen dhe koston per pergatitje per ielts.

    Faleminderit

Lini një Përgjigje te Erisa Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *