Filloi GrapeSEED – programi i gjuhës angleze për fëmijët e vegjël
Përshëndetje prindër dhe familjarë!
Këtë javë (5 shtator) filluan edhe klasat e para të kurseve për fëmijët.
Ndër to ishte edhe klasa e mësuese Altës me grupin e fëmijëve të vegjël (4-7 vjeç) që mësojnë anglisht nëpërmjet programit GrapeSEED.
Ndërkohë, kemi ende disa grupe fëmijësh, për programin GrapeSEED, që presim të plotësohen, ndaj nëse planifikoni ta regjistroni fëmijën tuaj, jeni ende në kohë!Programi anglisht GrapeSEED është program i përthithjes së gjuhës në moshë të vogël për t’u mësuar anglisht fëmijëve nga mosha 4 deri 6 vjeç si gjuhën e nënës. Fëmijët e përthithin informacionin më mirë kur ata argëtohen, duke angazhuar kështu trupin dhe mendjen. GrapeSEED përdor të njëjtat rregulla që e ndihmojnë një fëmijë të mësojë gjuhën e tij amtare. Si rezultat, fëmija zhvillon aftësinë e të menduarit në anglisht, një kusht i domosdoshëm për rrjedhshmërinë e një gjuhe.
Këto rregulla janë:
- Komunikimi vjen i pari, dhe jo gramatika
- Fjalori rritet me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
- Shqiptimi zhvillohet me vazhdimësi në dëgjim, lexim dhe komunikim.
- Arritjet e larta vijnë si rezultat i përdorimit progresiv të gjuhës me kalimin e kohës.
GrapeSEED është në përputhje me Standardet e Përgjithshme për Mësimin e Anglishtes.
Lincoln është qendra e vetme e licensuar për Evropën dhe vijon ta ofrojë këtë program unik në Shqipëri me mjaft sukses që nga viti 2012.